• |
ide | kryesore

Ekspertët këshillojnë gratë: Mos qëndroni pa recipeta në karantinë!

Lapsi Leaks



Shumë influencuese dhe përdoruese të rrjeteve sociale kanë treguar këto ditë se nuk kanë mbajtur fare recipeta gjatë qëndrimit në karantinë, por disa ekspertë thonë se pavarësisht rehatisë, mungesa e recipetave mund të ndikojë tek gjinjtë në planin afatgjatë.

Victoria Shelton, kirurge estetike, dr. Riccardo Frati dhe Anna Akerlund nga marka franceze e veshjeve të brendshme Louisa Bracq bien dakord se veshja e sytjenave mund të ndikojë në formën e gjinjve. Akerlund paralajmëron kjo mund të ndikojë negativisht në sjelljen e grave, veçanërisht ato me gjinj më të mëdhenj.

“Mënyra e veshjes ka ndryshuar që kur e kalojmë pjesën më të madhe të kohës në shtëpi. Por prapë duhet të veshim sytjena sepse gjinjtë tanë duhet të mbështeten. Kjo mund të ketë një ndikim negativ në sjellje dhe gjithashtu të shkaktojë dhimbje në shpinë”, – thotë Victoria Shelton për Daily Mail.

“Është e rëndësishme të mbani diçka në vend të tyre dhe të mbështesni gjoksin dhe shpatullat. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për gratë që kanë gjinj më të mëdhenj” – shtoi Akerlund, ndersa Dr Frati paralajmëroi është se veshja e sytjenave gjithashtu mund të ndikojë te ligamentet.

Por sipas postimeve në mediat sociale, duket se shumë gra mezi kanë pritur të hedhin tutje recipetat sa kohe janë në izolim.

“Dita e 14 pa sytjena dhe jam shkëlqyeshëm.”, “Është një gjë e mirë që mund të jem pa sytjena me javë të tëra”, – shkruan disa prej tyre në Twitter. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Na hapet barkun or pisat e mutit. Po c’jane keto artikull qe vini, me ne krye kete baxhellen qe ke vene ne foto. Shiko cfare muresh dhe dere ka, na jepni keshilla per cicat tani. Ju shofte gazetarine tuaj. Edhe ne kohe te tilla s’ndaloni dot banalitetet.

    1. Lere ate qe fshati digjet e kurva krihet, por qyfyrja me e madhe eshte se keshillen per te mbajt recipeta e japin personat qe drejtojne kompani qe i prodhojne recipetat. Kane hall se do mesohen femrat pa recipeta e do bien shitjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *