• |
ide | kryesore

Analiza e analizave/ Pse miqtë e vërtetë të Kosovës janë kundër Grenellit

-Instant, Kryesore, Lajme



Që prej rrëzimit pas një mocioni mosbesimi të qeverisë së Albin Kurtit, shumë diplomatë, analistë, miq të Kosovës, që kanë mbështetur çlirimin dhe pavarësinë e saj, kanë rritur dozën e fortë të kritikave kundër sjelljes së administratës Trump, mënyrës arrogante si i dërguari amerikan për dialogun me Serbinë, Riçard Grenell, po sillet ndaj shqiptarëve dhe përçarjes që ky ndryshim kursi ka sjellë mes Uashingtonit dhe Brukselit.

Tezat kryesorë që ata nënvizojnë janë, së pari, frika se ekziston një marëveshje e fshehtë për të pasur një zgjedhje që përfundon me shkëmbin teritoresh. Se e gjitha po bëhet nga një arrivist ambicioz si Grenell, për ta përdorur politikisht për fushatën elekrorale të Trump. Se ai po ushtron presion vëtëm mbi njërën palë, shqiptarët, duke i lënë serbët të vazhdojnë me politikat e ç’njohjeve dhe moszbatimit të marëveshjeve të arrituar me Kosovën.

Në të gjitha këto analiza nga zëra autoritarë bie në sy edhe nënvizimi i faktit se ky ndryshim kursi 180 gradë i politikës Amerikane në dëm të Kosovës është mbështetur edhe nga brenda saj, për hir të marëveshjeve që Hashim Thaçi ka bërë me Vuçiçin dhe suportimit qorazi që LDK-ja e Isa Mustafës po i jep atyre.

Lapsi.al i është rikthyer edhe njëherë këtyre qëndrimeve, deklaratave dhe analizave që krijojnë një pamje të plotë se si po kthehet politika zyrtare e SHBA në dëm të Kosovës dhe kush janë faktorët lokalë që po i vijnë në ndihmë asaj.

James w. Pardew, ish-ambasador i SHBA-ve, zëvendës-ndihmës-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe njohës i Ballkanit, e sheh atë që po ndodh si një hipotëzë se Putini i ka kërkuar Trumpit të sakrifikojë Kosovën. Në një artikull të botuar në The Hill ai shkruan: “Shumë pikëpyetje e rrethojnë misionin e Grenellit në Kosovë.
Pse u dashka që një person me përvojë kaq të kufizuar dhe me një portofol kaq të rëndëishëm detyrash në vendin e tij të merret me negociatat mes dy kundrshtarëve të dobët ballkanas? Pse po mban Grenelli një qëndrim pro-serb në bisedime? Pse SHBA-të po destabilizojnë një vend pro-amerikan në një kohë kaq të ndjeshme?
Diçka mban erë këtu.
Si një luftëtar entuziast i dhënë pas Trampit, Grenelli mund të jetë thjesht duke u përpjekur me gjithë forcat për të kënaqur shefin e vet.
Por dyshoj se këtu bëhet fjalë për diçka më shqetësuese, veçanërisht pas dyshimeve të thella që më mbeten për marrëdhënien mes Trampit dhe Vladimit Putinit. Unë dyshoj — pa pasur prova — se Putini i ka paraqitur Trampit pikëpamjet e tij pro-serbe, i ka theksuar se shqiptarët janë muslimanë dhe më pas i ka kërkuar Trampit ndihmë për negociatat”.

Grenell po përpiqet të kënaqë shefin e vet me Kosovën

Ndërsa Kurt Bassuener bashkëthemelues i Këshillit për Politika të Demokratizimit në Berlin dhe Bodo Weber ndihmës i Këshillit për Politika të Demokratizimit, i përqendruar në Ballkanin Perëndimor kanë botuar në “Just Security” një shkrim ku e akuzojnë Grenellin. Për dëmin që i ka shkaktuar kredibilitetit dhe autoritetit moral të SHBA-ve në Kosovë. Ata e kritikojnë atë se me këto politika ka ndikuar në thellimin e hendekut midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, e sidomos të Gjermanisë

Analiza/ Grenell po e rrënon kredibilitetin e SHBA në Kosovë

Për qëllime të errëta të kësaj politike tërheqin vëmendjen edhe një grupim intelektualësh të majtë botërorë, kryesisht simpatizantë të Vetëvendosjes, që thonë se gjithë kjo lojë tenton ti imponojë Kosovës, një marrëveshje të padrejtë dhe të rrezikshme me Serbinë. “ Kjo aleancë “e pabesë” ka gjetur një mentor në Richard Grenell, diplomatin Trumpian ortodoks, në kërkimin e sukseseve të lehta të politikës së jashtme që mund të krijojnë përfitime shtesë për fushatën e tanishme të Trump dhe qëndrimin politik. Teknika të famshme të thyerjes së krahut të Grenellit u përdorën për të shtyrë qeverinë e Kosovës të pranonte një marrëveshje të padrejtë dhe të rrezikshme me Serbinë, e cila përfshin ndryshime në kufijtë e tanishëm dhe në këtë mënyrë shpërngulje të njerëzve. Sipas shumë analistëve të Ballkanit, ndryshime të tilla kufitare do të përfshijnë shkëmbime të popullsisë – dhe shumë vuajtje” shkruajnë mes të tjerash ata.

Thirrja e intelektualëve botërorë: Garda e vjetër me mentor Grenellin, rrëzoi qeverinë Kurti

Edhe profesori i Universitetit “John Hopkins”, Daniel Serwer, i ka drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ku i tregon për rolin aspak pozitiv të Grenellit. “Richard Grenell është një njeri që ka dështuar si ambasador në Gjermani dhe po dështon si Drejtor i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare.
Ai gjithsesi po bën një punë “mashtruese” në Ballkan, duke prezantuar marrëveshjet e vogla të transportit si hapa të mëdhenj përpara…Qëllimi përfundimtar i Grenellit është shkëmbimi i tokës/njerëzve, gjë për të cilën administrata Trump po bën presion dhe ju keni treguar shenja se mund të pranoni” shkruan ai duke i rekomanduar Thaçit: “Kosova duhet të jetë e gatshme të largohet nga një marrëveshje e keqe në mënyrë që të marrë një të mirë, në kohën e duhur dhe me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së. Deri atëherë, përmirësimet në rritje janë gjithçka që mund të shpresohet. Arti i qeverisjes kërkon që të inkurajoni qytetarët tuaj të jenë të durueshëm. Gjëra të mira vijnë për ata që mund të presin”.

Letra/ Dialogu shqiptaro-serb i shtyrë nga lobistët e Beogradit. Nuk ka vemendje për Kosovën në SHBA

Ambasadori amerikan në Serbi, Michael P. Colt, diplomat me 35 vite përvojë, ka bërë një postim në Tëitter “Nuk ka asnjë arsye që Kosova nuk do duhej ta kërkojë trajtimin reciprok të tregtisë së saj me Serbinë. Presioni amerikan në Kosovë në këtë rast është i gabuar”.

 

Çështja e tarifave për të cilat Grenelli ushtroi presion të madh dhe heqja dorë e amerikanëve për të bërë presion mbi Sebinë për fushatën e çnjohjeve ka shqetësuar edhe një nga miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve, kreun e komisionit të politikës së jashtme të kongresit amerikan Eliot Engël. “Presioni i vënë mbi Prishtinën për tarifat e saja është tejet i pabalansuar. Diplomatët serbë janë duke e shëtitur globin, për t’i nxitur shtetet që ta çnjohin Kosovën dhe Serbia është duke i thelluar raportet e saja me Moskën, teksa po blen sasi të konsiderueshme armatimi rus. Në të vërtetë, sipas Ligjit të Sprapsjes së Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA), i miratuar nga Kongresi pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016-tës, këto blerje armësh lypin prej Administratës që të vërë sanksione mbi Serbinë. As që i kemi vënë këto sanksione dhe as nuk e kemi nxitur Serbinë më fuqishëm që t’u japë fund përpjekjeve të veta për çnjohje.
Diçka nuk është në rregull me politikën amerikane dhe ne duhet ta korrigjojmë. Duhet ta fillojmë me ribalancimin e qasjeve tona karshi Serbisë dhe Kosovës”.

Mediat botërore/ Rrëzimi i Kurtit u pilotua nga SHBA (komentet)

https://lapsi.al/2020/03/27/copetimi-i-kosoves-a-eshte-qetesues-mesazhi-i-amerikaneve/



9 Comments

  1. HASHIM THAQI ,EDI RAMA ,BATON HAXHIU ,ALEXANDER VUCIC ,DUAN TA NDAJN KOSOVEN, -POPULLI SHQIPETAR NE KRYE ME ALBIN KURTIN NUK DO TA LEJOJN KURR KURR KURR thotë:

    JANE KUNDER HASHIM THAQIT DHE BATON HAXHIUT NE KOSOVE DHE EDI RAMES NE TIRANE ,ESHTE SHUME E THJESHT KJO PUNE,QEVERITE NDRROHEN NE AMERIKE ,Ik TRUMP ,POR KOSOVA PO U NDA NE 2 PJESE ,DO TE DUHEN NDOSHTA EDHE 100 TJERA LUFT PER TE MAR TERRITORIN E SAJ

  2. Tramp KOQJA ,ka frike nga Rusia.Ai ka ba marrveshje me Ruset(Vladimir Putin)qe qasjet per pjese te territorit te Kosoves,te cilat kontestohen nga Serbet,te vlersohen nga vete Serbia dhe Kosova.Pra Ai duket se asht dorejasht,dhe,pranon cdo marrevshje Kosove-Serbi.Ne fakt ky asht mashtrimi i rradhes i karaxhozit Trap.
    Presidenti “moron”i SHBA-se,asht i friksum se ka per te humbe ne k’to zgjedhje.Prandaj perpiqet me afru sa me shume prorus afer vetes.Lobi Rus ne SHBA asht i madh,po ashtu edhe ai Serb.
    Ne se nuk do t’kete “Kale Troje” ne Kosove,ai zor se ka me i plotsu deshiren Putinit.

  3. lapsi ca ben gam gam kot. ca thote amerika do behet jet e mot kshu qe mjaft rrahet uje ne havan kot por pranoni realitetin

    1. Gabim je shume. Amerika thote qe shqiptaret kane qene ne koalicion me otomanet dhe se pas betejes se kosoves kane nis zhvendosja e shqiptareve ne kosove. I beson ti kesaj? Nese jo atehere futu ne web faqen e CIA dhe lexo.

  4. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

  5. a esht padrejtesia ilaci sherues per boten ,kjo eshte pyetja dhe ploblemi qe u ka mbetur ne dore te vetquajturve strateg boterore ,vetem pse kan ne dor nje teknologji ,shkaterruese,un them jo,,dhe faktet jan bindese ,sikur vet padrejtesia te ishte system funksioni per gjitha gjallesat qe sjell siguri paqe qartesi zgjillje dobi burime dobish ekujlibra vlera virtyt,,them q e padrejtesia duhet pranuar si system jete ,se ka ne te gjithcka dobi,dalim tek karakterisikat e saje faktet per natyralitetin njerzore,a pranon kush ne siperfaqen e tokes ti behet padrejtesi jo ,ajo kundershtohet urrehet luftohet,por dhe po tu behet gjallesave ne raportet e zhvillimit,atyre u ul forcen imunitare per ,perballim por njekohesisht per furnizimin e burimeve jetesore mbi te cilen varet ekzistenca njerzore,dobit qe japin zgjillje,dalim tek perkrahesit ,e padrejtesis,ato jan krejt pak vetem grupi interesit ,dalim tek e drejta e duan dhe perkrahin te gjith,per veten e tyre ,dalim tek interesi faktet raliteti do ti unifikojne njerzimin qe ta pranojn ,dhe mbrojn te drejten hakun per te gjith dalim tek ligjet e pranuara nderkombetare,jan pranuar njohja lirive dhe te drejtave ,jan pranuar lufta kunder krimit te organizuar,,dhe ai qe ben padrejtesi quhet kriminel ndeshkohet,pra bota I ka pranuar dhe ndare politikisht dhe ligjerisht njohjen dhe ndarjen e te mires nga e keqa,prandaj shqiptaret pa frik para kujdo kan te drejten ,te shprehin natyralitetin e vet ne unitet mendimi dhe veprimi kerkimin e te drejtave dhe kundershtimin e padrejtesis me cdo cmim nga kushdo qoft,drejtperdrejt,,te drejten sta fal kush se ne te ka zgjilljet e jetes te ardhmen ,kjo eshte njelloj si te thuash te vdesin shqiptaret me ligjin e trampit dhe putinit dhe rrojn serbet ,,sado te shtjellohen nuk jan keto qe permbysin te verteten por sado te kerkojne,ndonje forme konspiracioni ,per te nxjerrur tek popujt e varfer ndonje ,zgjilles problemesh per ta shfrytezuar ne dobin e tyre kjo nu ndoll sepse krijimin dhe ligjet e funksionit I krijoj shpalli dhe permbylli ne shpalljet e fundit ,kuran dhe synet krijuesi gjithsis aty eshte qartesia gjalleria siguria paqa shpresa zgjilljet ,ska kush forc as ta sfidojn as ta permbysin as ta ndryshojn ,por dy rrug kan mbetur per gjinin njerzore nese duan qartesi gjalleri zgjillje siguri paqe shpetim ,per veten e tyre duhet ta pranojne dhe njohin dhe tjereve si vetes,,dhe rruga dut eshte te shijojn ,ate cfar I malli zot I ka percaktuar ,pasuesve te veprave te padrejta,,te bukur e paska kriju I malli zot ket bote,jet sprov ,ku njeriu e don veten e vet pafundesisht,me te drejtat dhe gjitha te mirat me shpirt zemer ndergjegje te pastert ,dhe sakrifikon gjithcka per te,ndersa me gjymtyret e veta po me logjiken e vet me vullnet dhe intensitet te jashtzakonshem ,po shkatrron veten e vet,por qe ndergjegja dhe shpirti nuk ja pranon por ikje shpetim nuk ka,e pse ndoll sepse ,qe ne krijim krijuesi gjithesis veprave te drejta I ka caktuar shperblim dhe veprave te padrejta pasuesve te tyre ndeshkim,kete e ka vene me ligjet e tije ne gjallerin e jetes ,se gjallesave rregull mas ,instinct imunitet, koh form etj ,duke e len sejcilin peng te vepres se vet,ne dy botet ,por ndoll qe ndeshkimin zoti mallerishem ua con dhe drejtperdrejt ,e kush mundi ta sfidojne krijuesin e gjithesis pergjat historis ,ka pasur kjo bote burra trima te pasur ditur dhe me te fuqishem sesa sejcili prej nesh ,ku jan sot kan vetem emrin ne histori,,keshtu dhe per kohen qe ndollemi eshte per te kuptuar sejcili ne kete bote pozicionin e tije te drejtat detyrat obligimet ,dhe largohet nga padrejtesija,se padrejtesis as nuk ja ka par as nuk po ja sheh dhe as qe do tia shohin dobit sepse nuk u krijua si e tille ,dhe nuk funksionon si e till sepse me te mall ka demin se dobin,lereni popujt njerzit te qet ne jeten besimin te drejten e vet,kini frik zotin se po terhiqni mekate te mella pas,zoti ka garantuar ndeshkim per padrejtesin ,ndersa ndeshkimi sju pelqen ,mos ja beni dikujt ate qe nuk do tu pelqente tjua bejne tjeret juve,ky kombent behet baz analizave ne shpalljen hyjnore ,ne baz te informacioneve shkencore dhe zhvillimeve praktike kohore historike,,duke dashur veten ashtu si veten ke dashuri e ndava bashk me ju mos projektoni armiku,por pranoni te ktheni urrejtjen ne dashuri problemet ne zgjillje luften ne paqe vetem perms ullzimit te te mallit zot shpetimtari vetes behet sejcili per veten e vet duke par veprat e tije ne raport me ullzimin e te mallit zot rrugen e drejt,respekt per te gjith duajeni veten mos e urreni kaq shum por ashtu si pretendoni me zemer shpirt duajeni me vepra mos u zhgenjeni

  6. Do Zoti kësaj rradhe miqtë tanë dhe të së vërtetës dalin më të fortë se miqtë e atyre pjellave të dreqit në kufi

  7. Te shiqohet sor letra e Lajcak derguar Thaqit,as president, as afate per dialogun as rezultat, si ti besohet nje ndermjetsi qe nuk mjeh pavaresine e Kosoves

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *