• |
ide | kryesore

Video/ CR7 mundet nga një atlet transgjinor: Caster Semenya e shkatërron në sfidën e abdominaleve

Sport, Video



Cristiano Ronaldo është një përbindësh në fushën e futbollit, por edhe në anën fizike ka pak rivalë. Kampioni i Juventus kujdeset në mënyrë të detajuar për muskujt e tij, por këtë herë ka gjetur kundërshtar të denjë. I detyruar të qendrojë në izolim në Madeira, CR7 ka ndërmarrë një sfidë, të zakonshme për sportistët në rrjetet sociale, duke i ftuar të gjithë të bëjnë më mirë se ai në muskujt abdominalë: 142 në 45 sekonda.

Sfida është pranuar e stërfituar nga Caster Semenya: dy herë kampionia olimpike në 800 metra ka bërë 176, duke shkatërruar egon e 5 herë Topit të Artë. Ndoshta Ronaldo nuk e kishte menduar se do të mundej në pikën e tij më të fortë, por ja që ndodhi…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *