• |
ide | kryesore

Chiesa dhe marrëveshja e bërë prej muajsh me Juventus: presidenti i Fiorentinës vendos veton

Sport



Rocco Commisso ka treguar se është njeriu i fjalës. Atë që thotë e respekton dhe e mban gjithmonë. Nuk do ta shesë si Gaetano Castrovilli, ashtu dhe Federico Chiesa në verën e ardhshme, ndërsa nuk përjashton mundësinë t’i mbajë lojtarët tek Fiorentina e tij e ardhshme. Në veçanti, ajo që lidhet me mesfushorin e Kombëtares është një pikë mbi të cilën nuk tërhiqet: ka qenë presidenti që ka mbyllur personalisht një marrëveshje që ishte vendosur prej kohësh mes sulmuesit dhe Juventusit, lindur një vit më parë pikërisht në këto kohë.

Në prill 2019, Chiesa i kishte thënë “Po” Juventusit dhe një marrëveshje tashmë ishte bërë deri më 2024-ën prej 5 milion në vit, destinacion i vendosur, rrugë e qartë. Federico e kishte “qepur” kontratën e tij në çdo detaj, atëherë kur i ati Enrico dhe Fali Ramadani (njeri që ka sjellur Sarrin tek bardhezinjtë) kishin marrë dorën e lirë nga pronarët e mëparshëm, Dele Valle, për të diskutuar me Juventusin. Por ai pakt nuk është një njohur nga Commisso, që e ka blinduar Chiesa-n dhe tani kërkon të punojë për rinovimin e tij. Ndërsa Juve vazhdon të shohë situatën rreth Federico-s, Fiorentina nga ana e saj nuk kërkon të bëjë dhurata, apo zbritje, as të rinjohë marrëveshjet e vjetra të bëra nga pronarë të tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *