• |
ide | kryesore

Michael Buble dhe e dashura e tij hedhin poshtë akuzat për dhunë

Paparazzi, Slider



Këngëtari Michael Buble dhe partnerja e tij, Luisana Lopilato, qëndrojnë shpesh në kontakt me ndjekësit e tyre në rrjete sociale dhe realizojnë shumë video live, për të komunikuar më thjeshtë me ta.
Mirëpo, videoja e tyre e fundit live në Instagram ka bërë xhiron e rrjetit, pasi këngëtari ka shfaqur një sjellje tërësisht të pahijshme ndaj bashkëshortes.

Teksa Michael ka përshëndetur ndjekësit, Luisana e ka ndërprerë partnerin duke thënë “çkemi” njëkohësisht me të.

Megjithëse Michael e ka kthyer situatën me humor, mimika në fytyrën e Luisanës tregon se ajo duket e befasuar dhe e stepur njëkohësisht nga veprimi i partnerit.
Pas kritikave të shumta që qarkulluan në rrjet, ajo i ka dalë në mbrojtje bashkëshortit duke thënë:
“Është e pabesueshme mënyra si sillen disa njerëz. Unë dhe bashkëshorti im dalim live çdo ditë për t’ju dhënë pak gëzim dhe shpresë dhe duhet të përballemi me njerëz dashakeqës, që thonë gjëra të tilla pa na njohur ne apo familjen tonë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *