• |
ide | kryesore

Futbollistë me depresion e ankth në rritje: sondazhi tregon se virusi ka dyfishuar rastet

Sport



Depresioni, si pasojë e emergjencës pandemike që na ka detyruar të qendrojmë në shtëpi, është një gjendje ankthi në rritje. Mes rreziqeve të lidhur me izolimin, ai i tipit psikologjik ishte fillimisht ndër më të nënvleftësuarit, por tani, pas dy muajsh, nuk mund të jetë kështu. Depresione e gjendja e ankthit në rritje po përfshijnë gjithnjë e më tepër sportistët e natyrisht mes tyre edhe futbollistët. E bën të ditur këtë fakt tronditës një sondazh i kryer nga Fifpro (sindikata botërore e futbollistëve) e nga qendra mjekësore e Universitetit të Amsterdam: përqindja e lojtarëve profesionistë që denoncojnë simptoma depresioni me përhapjen e koronavirus është dyfishuar.

Mes 22 marsit e 14 prillit, Fifpro e shoqatat kombëtare të lojtarëve të bashkangjitura kanë intervistuar 1.602 futbollistë profesionistë në vende që kanë aplikuar masa drastike për të frenuar përhapjen e koronavirus si mbyllja në shtëpi, 1.134 lojtarë meshkuj, me një mesatare prej 26 vjetësh, e 468 lojtare femra, me një moshë mesatare prej 23 vjetësh. 22% e lojtareve e 13% të futbollistëve kanë shfaqur simptoma të një diagnoze depresive. 18% e femrave e 16% e meshkujve kanë shfaqje të simptomave të ankthit të përgjithshëm. Në pjesën më të madhe të kërkimit shkencor, një numër më i lartë femrash në krahasim me meshkujt shfaq simptomat e depresionit e ankthit. Përqindja e lojtarëve që kanë shfaqur simptoma është më e lartë mes atyre që ishin të shqetësuar për të ardhmen e tyre futbollistike.

Në një kërkim identik të bërë në dhjetor e janar, para se pjesa më e madhe e kampionateve të mbyllej, duke intervistuar 307 lojtarë, rezultoi se 11% e lojtareve femra e 6% e meshkujve kishin simptomat e depresionit. Lojtarët ishin intervistuar në Australi, Belgjikë, Botsëana, Danimarkë, Angli, Finlandë, Francë, Irlandë, Maltë, Hollandë, Zelanda e Re, Norvegji, Skoci, Afrika e Jugut, Zvicër e Shtetet e Bashkuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *