• |
ide | kryesore

Uefa, Ceferin: “Gati të luajmë me stadiume të boshatisura”

Sport



“Prioriteti është shëndeti i tifozëve, lojtarëve e drejtuesve. Jam optimist nga natyra, besoj se ka opsione që na lejojnë të rifillojmë kampionatet kupat e ti cojmë deri në fund. Mund të jemi të detyruar të nisim pa spektatorë, por gjëja më e rëndësishme është të luhen ndeshjet. Në kohë kaq të vështira do ti sillte njerëzve lumturi e një lloj normaliteti edhe pse ndeshjet do të jenë vetëm në tv”. Presidenti i Uefa-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë për ‘Corriere della Sera’ shpjegon që “është herët për të thënë se nuk mund ta mbyllim sezonin. Impakti do të ishte i tmerrshëm për klubet e ligat. Mund ta përfundojmë sezonin, por duhet të respektojmë vendimet e autoriteteve e të presim lejen për tu kthyer të luajmë”.

Do të rifillojë, por nga tani futbollin do ta shohim vetëm në tv. “Në fillim po – thekson Ceferin – por është më mirë të luajmë pa spektatorë se të mos luajmë fare. Futbolli do të rikthente në në shtëpitë e tifozëve emocione e gëzim për të cilat kanë aq shumë nevojë”. Për finalet e Champions e Europa League “nuk ka një datë limit për finalet e kupës. Varet gjithcka nga koha kur do të rifillojmë”.

Një konstatim edhe për Kombëtaret, që duhet të kthehen të luajnë në fushë “në shtator”, por sipas Ceferin pozitiv është fakti se “të gjithë aktivitetet po organizohen për të rifilluar, sepse të gjithë kanë nevojë të rigjejnë jetët e tyre. Nëse masat e sigurisë do të respektohen e nëse autoritetet do të japin lejen, stërvitjet mund të rifillojnë së shpejti. Për ndeshjet duhet një konsesus i mëtejshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *