• |
ide | kryesore

Fifa ia lë topin në derë lojtarëve e klubeve: ja cfarë ndodh me kontratat që përfundojnë në 30 qershor

Sport



Në pritje të mësohet se kur do të rinisin kampionatet, Fifa zbraz fushën nga cdo dyshim mbi kontratat e lojtarëve në skadencë në 30 qershor, duke parë shtyrjen e mundshme të kampionateve në lidhje me emergjencën koronavirus. “Nga ne është rruga e hapur për ti zgjatur kontratat, tani i takon shoqërive e lojtarëve të bien dakord”, ka deklaruar në GR Parlament zëvendëspresidenti i Fifa-s Vincent Montagliani, duke e kaluar topin tek lojtarët e klubet.

Një pozicionim që nga njëra anë i hap rrugën zgjatjes së akordeve për të gjithë lojtarët në botë e nga tjetra fshin cështjen duke lënë gjithcka në duart e lojtarëve e klubeve, që duhet të arrijnë një akord rast më rast. Një situatë me thumba për tu përballuar në një moment shumë të komplikuar. Përtej vullnetit të mirë të lojtarëve, në fakt, për të zgjatur raportin përtej 30 qershorit, në fakt, duhet aprovimi nga të dy palët. Detaj me peshë kur bëhet fjalë për lojtarë me shifra të rëndësishme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *