• |
ide | kryesore

Legjenda verdhekuqe trondit Romën nga themelet: “Im bir tek Lazio? Do e mendoj”

Sport



Francesco Totti këtë herë ka krijuar një stuhi të vërtetë në Romë, duke ngritur hipotezën që asnjë tifoz verdhekuq nuk do ta kishte cuar nëpër mend as në ëndërrat e tyre më të këqija. Gjatë një bisede në rrjetet sociale me ‘Er Faina’, një youtuber tifoz i cmendur i Lazios, ish-kapiteni i Romës, pyetjes ngacmuese, i është përgjigjur cuditërisht se nuk do ta largonte a priori një të ardhme bardhekaltër të djalit të tij Cristian: “Të varej nga unë do ta mendoja, por duke njohur Cristian nuk do të më lejonte as të ulesha në tavolinë. Do të bënte si unë me mamanë time në kohët e Lodigiani”.

Por mjaftoi vetëm ajo “do ta mendoja” që të tërboheshin shumë tifozë të Romës, që nga kapiteni i tyre nuk i prisnin fjalë të tilla, si nuk prisnin atë që erdhi më pas. “Po sikur të ishte vetëm Lazio si mundësi?”, e pyet sërisht ‘Er Faina’ e atëherë Pupone rrit dozën: “Eh, nëse do ishte vetëm Lazio nuk do kishte zgjedhje tjetër: o ndrysho profesion ose luaj aty”. Një tjetër polemikë e fuqishme në rrjetet sociale e të tjera kritika, si ato që erdhën nga ish-lojtari verdhekuq Benatia, që komentoi gjatë transmetimit në chat-in publik: “Më mirë një djalë pa punë se me Lazio…”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *