• |
ide | kryesore

500 mijë dollarë për FSHF: Plani Marshall i Fifa lëvron 150 milionë për federatat

F1, Sport



Fifa zbret në fushë për të përballuar pasojat e emergjencës koronavirus në futboll, duke nisur “Planin Marshall” të saj. Është vendosur në fakt një brez i parë ndihmash ekonomike për një total prej 150 milionë dollarë në favor të 211 federatave aderuese. Në harkun e pak ditëve, bën të ditur federata ndërkombëtare, do të kalojnë të gjithë financimet operative të nevojshme për federatat për vitet 2019 e 2020.

“Pandemia ka shkaktuar sfida të pa precedentë përgjithë komunitetin futbollistik e, si organ qveritar botëror, është detyrë e Fifa-s të suportojë ata që përballen me nevoja të menjëhershme”, ka shpjeguar presidenti, Gianni Infantino. “Impenjimi i Fifa-s nis me furnizimin e asistencës financiare të menjëhershme për shoqëatat tona, shumë nga të cilat po jetojnë vështirësi të mëdha financiare – shtoi ai -. Ky është hapi i parë i një plani të gjerë ndihmash që po zhvillojmë për tiu përgjigjur emergjencës në gjithë komunitetin e futbollit”, vazhdoi Infantino.

Sipas masës së adaptuar, të gjithë kontributet e kostove operative të shoqatave, të parashikuara në programin Forward 2.0 do të paguhen plotësisht për vitet 2019 e 2020. Në detaje, depozitimi i kuotës së dytë për 2020, fillimisht e parashikuar për në korrik, do të bëhet menjëherë. Në rrethana normale, federatat do të kishin marrë të gjithë importin e kontributit vetëm pasi të plotësonin kritere specifike. Konkretisht, cdo federatë do të marrë 500.000 dollarë, të përdorshme për të kënaqur detyrimet financiare ose operative që mund të kenë. Procedimi i planit është ende në fazë kompletimi e do të lajmërohen së shpejti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *