25 prilli në shtëpinë e Juventus nuk është kurrë si ditët e tjera e edhe këtë vit shoqëria bardhezi ka dashur të kujtojë Andrea Fortunato, ish-mbrojtësin e pafat që humbi jetën në moshën 25 vjecare nga leucemia. Në postimin social në memorje të tij ai që nuk kuptoi asgjë ishte cuditërisht një futbollist i Juventus: Juan Cuadrado që, me siguri nuk ka qenë i informuar dhe është tallur në koment, duke bërë tagg Rabiot të cilin e pyet nëse është foto e tij, me shumë fytyra që qeshin.

Tifozët e Juventus janë ndjerë të fyer dhe mbërriti menjëherë ndjesa e Cuadrado: “E pashë foton pa e lexuar atë që kishte ndodhur, i kërkoj ndjesë të gjithëve”.
