• |
ide | kryesore

Juventus humbet me Lazion, Rabiot e Nonge qeshin: plasin polemikat, tifozët të tërbuar

Sport
Nonge



Shtatë pikë në nëntë ndeshje, me një fitore (ndaj Frosinone) dhe katër humbje, është fotografia e krizës së Juventus, por pas humbjes së sekondës së fundit në fushën e Lacios, është një tjetër foto që tërbon tifozët e Juventus. Pas fishkëllimës së fundit dhe përballjes me sektorin e tifozëve miq, Adrien Rabiot e Nonge u kapën në fakt nga kamerat televizive duke qeshur. Imazhet u përhapën shpejt në internet, duke shkaktuar shumë polemika.

Francezi po kthehej për në dhomat e zhveshjes dhe Nonge iu afrua duke i thënë diçka. Gojën e mbulon me njërën dorë, por mesfushori nis të qeshë me të madhe, një humor që nuk u kapërcye nga tifozët e Juventus: “Çfarë mund të ketë për të qeshur?”, “Juve humbet, përmbledhja në një foto”, “Lojtarët jo për Juventus” ishin vetëm disa nga komentet që kanë vërshuar në rrjet orët e fundit.

Lexo më tej: Video/ Juventus, 14′ e tmerrshme të Nonge: 18 vjeçari u fut, shkaktoi penallti e u zëvendësua

NUMRAT E KRIZËS

Në nëntë javët e fundit skuadra e Allegrit ka një mesatare për rënie nga kategoria. Vetëm Salernitana (dy), Frosinone (tre) dhe Sassuolo (katër) kanë marrë më pak pikë se bardhezinjtë. Për të gjetur një seri kaq negative rezultatesh duhet të kthehesh prapa në sezonin 1998/99, kur në pankinë ishte Marcello Lippi, i cili dha dorëheqjen pas humbjes ndaj Parmës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *