• |
ide | kryesore

Prototip maske për lojtarët e Bundesligës: Der Spiegel zbulon idenë e Ministrisë së Punës

Sport



Futbollistët e Bundesliga mund të vendosin maskë mbrojtëse në rifillimin e kampionatit, që do të jetë gjithësesi me dyer të mbyllura. Hipoteza për të luajtur në 9 maj do të shoqërohet me vendosjen e maskave, për të evituar rrezikun e infektimit nga koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur ‘Der Spiegel’, që është informuar nga dokumenti i Ministrisë së Punës në Gjermani. Maska duhet të ndërtohet në mënyrë që “të mos bjerë nga fytyra gjatë sprinteve, goditjeve me kokë e kontrasteve të lojës”.

Sipas këtij projekti, nëse një lojtari i bie maska gjatë ndeshjes, ajo duhet ndërprerë menjëherë nga arbitri. Skeptik për këtë mundësi stafi mjekësor i kombëtares gjermane. Sipas një zëdhënësi, “nëse lojtarëve do ti imponohet kjo gjë, besoj se duhet ta refuzojnë”.

Sipas drejtorit sportiv të Leipzig Markus Kroesche, “është një ide interesante, por me maskë mund të vraposh drejt topit një herë, nuk besoj shumë”. Një vendim përfundimtar në lidhje me këtë do të merret brenda 30 prillit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *