• |
ide | kryesore

A ishte dje piku i pandemisë me 34 raste? Çfarë thotë specialistja e ISHP-së

Lajme, Të fundit



Ndonëse ditën e djeshme u identifikuan 34 raste me COVID-19, numri më i lartë i këtyre ditëve, për Institutin e Shëndetit Publik ky fakt nuk nënkupton se kaloi piku i pandemisë.

Gjatë përditësimit të të dhënave, specialistja e ISHP-së, Marjeta Dervishi deklaroi se në këto raste kemi të bëjmë me përhapje të virusit në grupe të caktuara. Mes të tjerash ajo tha informacion mbi gjendjen e të burgosurve që janë prekur nga koronavirusi, numri i të cilëve ka shkuar në 14.

Dje ka qenë shifra më të larta me COVID-29 në vendin tonë. A mund të themi se ky ishte piku i pandemisë në vendin tonë?

Pavarësisht shifrave, nuk mund të themi se është piku, pasi kemi të bëjmë me një përhapje në klastera, apo grupe të caktuara, dhe nuk kemi të bëjmë me një përhapje në komunitet.

Më herët keni deklaruar se do të testoni vetëm personat me shenja të dukshme klinike. Pse aktualisht po testoni dhe persona asimptomatik?

Është theksuar vazhdimisht hetimi epidemiologjik që po kryhet për të gjitha rastet e konfirmuara. Gjatë hetimit kryhet gjurmimi i kontakteve. Dhe një pjesë e këtyre kontakteve mund të jetë asimptomatik.

Si është gjendja e të burgosurve me COVID?

Gjendja e tyre është e stabilizuar.



3 Comments

  1. Na keni mbyll brenda si pulat, ju kam dhjere ju me gjithe komandantin!
    Jo piku ishte sot po pasneser, nderkohe qe njerzit çuditerisht kan kaluar nje grip te keq ne janar, çudi he?! Kush i beson shifrat tuaja?! Ju jeni mashtues ordiner.
    Edhe tv kuksi si bejon kaq rrena!

  2. O ju dhjefsha pikun se sa per kete qeveri bythe qe kemi, asgje nuk eshte e sigurt. Masat e leshit. Grafik pa sens ulu ngrihu. Virusi po bashkejeton me ne dhe pike. Nderkohe ne prape jemi te varfer pa ekonomi, te burgosur dhe presim si legena ca do thote sulltani ne prononcimin e radhes. Vl

  3. Jame i bindur 100% qe edhe vete keta specialist e teknicient nuk dine se ç’thone . Tekniciente qe komandohen me urdhera , teknicient qe lexojne ate qe u ve perpara i gjati ine . I çoroditi fare keta te shkrete i gjati ine . Çdo gje mund te mundesh por injorantin ne delir nuk e ve kurre tuç .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *