• |
ide | kryesore

Higuain rrëfen arsyen e dezertimit: “Nga Juventus më përzunë”

Sport



“E dua mamanë tim më shumë se futbollin”. Gonzalo Higuain nuk futet të diskutojë zërat që flasin për një dezertim të tij nga Juventus, duke vendosur të mos kthehet në Itali, por rrëfehet me zemër të hapur për “Marca”, në një intervistë ndoshta të regjistruar kohë më parë. Sipas asaj që pohon argjentinasi topi për të është shumë më pak i rëndësishëm se familja. E kështu mund të shpjegohet edhe vullneti i tij për të mos iu përgjigjur grumbullimit të bardhezinjve: për ti qendruar pranë të ëmës e sëmurë prej kohësh e për të mos rrezikuar të infektohet nga koronavirus.

Për pjesën tjetër, “Pipita” konfirmon se me Juventus ka patur, e ndoshta ka ende, ndonjë problem: “Me ardhjen e Cristiano Ronaldo – shpjegoi argjentinasi – donin të bënin një kapërcim në kualitet e më thanë se po më gjenin një skuadër të re. Nuk më kërkuar të ikja, më përzunë”.

Edhe lamtumira nga Napoli nuk ishte pa dhimbje. “Kur u largova nga Madrid qava, ashtu sikur kur ika nga Napoli. Por, me De Laurentiis, nuk kishte mirëkuptim mendimi. Më bindi të merrja vendimin tim, nuk doja të rrija një minutë më shumë me të”.
Higuain zbulon se, pas gabimit në finalen e Botërorit 2014 kundër Gjermanisë, ishte “në pikën për të braktisur futbollin, por mamaja ime më tha se duhet të vazhdoja. Të ishte për mua, do kisha hequr dorë. E dua futbollin, por më shumë time më”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *