• |
ide | kryesore

PD i përgjigjet Ramës: Bizneset po falimentojnë, të mos tallet me shqiptarët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, iu pwrgjigj Edi Ramws lidhur me tenderat sekretë, duke i thënë se bizneset po falimentojnë.

Rama iu përgjigjet akuzave të PD për tenderat me një video të veçantë: S’ka asnjë kontratë sekrete 

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Spaho thekson se mjaftojnë vetëm dy minuta që Rama të publikojë tenderat sekrete dhe të mos tallet më me shqiptarët.

Reagimi 

Rama dhe qeveria e tij vazhdojnë të tallen dhe të përqeshin shqiptarët.

Në ditët më të vështira për qytetarët, ai harxhon kohën për të bërë montuar video dhe aktruar si klloun.

Në fakt i mjaftojnë 2 minuta që të publikojë kontratat e tenderave sekretë. Kaq mjafton që t’u përgjigjet seriozisht denoncimeve të PD dhe të media dhe që shqiptarët të njihen me vjedhjen që kryeministri dhe qeveria e tij kanë bërë dhe në këto kohë krize.

Shqiptarët sot nuk kanë marrë ende ndihmën që qeveria ka për detyrim ligjor t’ua japë. Varfëria kërcënon çdo ditë e më shumë familjet dhe zbraz tavolinat e shqiptarëve. Bizneset po falimentojnë dhe papunësia po rritet çdo ditë. Por Edi Rama dhe qeveria e tij nuk e kanë fare në plan të merren me hallet e shqiptarëve. Halli i tyre i vetëm është të ruajnë paratë e oligarkëve.

Shqiptarët vuajnë, ekonomia vuan, Edi Rama bën kllounin dhe sulmon opozitën për të fshehur varfërinë dhe krizën ekonomike që po pllakos çdo ditë e më shumë mbi qytetarët dhe Shqipërinë.



8 Comments

    1. Kot merresh me pd, ata flasin sa per te thene diçka, gjoja po bejne opozite.
      Duket qe kan ren dakort, luli pret rotacionin spo i plas shume kush po falimenton.
      Kemi ngel ne dore te zotit si komb, se politikanet tane jane njeri me ndyre se tjeri!

    2. MIRE TE TJERAT PO JU NUK KENI AS TURP . PTUUUUUUUUUUUUUU ………KURVA TE LINDURA , JU QIFSHA ROPT BAXHELLA RROGTARE

  1. 1.Të fryhen mirë gomat e autobuzave dhe të veturave personale sepse janë bërë disa javë që nuk janë kontrolluar.

    2.Natën vonë të mos pengohet askush që të flejë sepse është zbuluar që ëndërrat idiote sidomos janë një medikament i së ardhmes.keshillat e profesor Artan Fuga per pd

  2. Edmond spaho je el maghico. Bravo qe i qan hallet miletit. As nga korona as nga gjermani sdo tja dish. Te admiroj. Fati i keq qe qellove ne PD.

  3. Kur kerkoni se kush tua qaje hallin, e doni, e kur ua qajne hallin i hidheni ne fyt,,,,ore ju qe kritikoni opoziten, na thoni se ka ndonje mareveshje, apo dakordesi me qeverine opozita qe beni komente te qejfit, e jo te hallit e realitetit qe jemi. Kerkoni ate qe ju mohohet, e qe ju takon, se premtimet e ketij KM i ka marre era, si shume premtime skenike e jo reale, sepse cilen ka realizuar? Andaj problemi qe ngre opozita eshte e te gjitheve, por sidomos e te pa puneve qe nuk dihet egzaktesisht se sa e ka cuar numurin kjo qeveri e mashtrimit. Problemi eshte qe ky lloje sistemi i vjedhjeve e mashtrimeve , sic ka bere e ben kjo qeveri ju pelqen qe te vazhdoi duke na rrjepur, apo ti kunder vihemi te bashkuar qe ta shporrim, pa konflikte me opoziten, sepse doni , s;doni ate kemi, e megjithate me mire se kjo bande horrash rilindas kanibale te ekonomise e jetes se popullit ata do jeni, sepse eshte vete kerkesa e c,do qeverie qe vje, qe te beje me mire se ajo qe ish me pare, e jo si kjo qeveri qe erdhi me mashtrim, e mashtron cdo dite.

  4. Mendoj se duhet bërë një lëshim për Sali Berishën. Një lëshim duke I dhënë një status personi të privilegjuar, jashtë e-albania-s.

    Duke qenë se ai po përpiqet të frymëzoj një lëvizje kundër masave të izolimit, duke I quajtur ato terror politik, me retorikën e tij të përditëshme në kërkim të vdekjeve që nuk po vijnë, ai duhet vënë në provë.

    Meqë Berisha mendon se rruga më e mirë për të arritur tek vdekjet që nuk I duken shumë, është thyerja e masave të izolimit, e maskuar si protest kundër atyre që i quan masa kriminale, ai duhet lejuar të dal në rrugë.

    Tashmë masat e izolimit nuk janë temë debati. Ato janë rregullore lufte dhe nuk ka njeri ndërmend të hyj në debat me Berishën për këtë gjë.

    Por një lëshim I duhet bërë.

    Për ta kuptuar të gjithë, në rradhë të parë të vetët, se sa hipokritë është dhe me njerëzit e tij, kur u kërkon të thyejnë karantinën.

    Unë nuk e di se çfarë e pengon këtë njeri, të heq maskën, të heq dorezat e të dal gjithë ditën rrugëve.

    Kështu së paku nuk u duket hipokrit idhtarëve që kundërshtojnë masat izoluese.

    Nuk është mirë të arrestoni për këtë gjë. Nëse keni ndërmedn ta bëni, ka plot krime të tjera në listë që mund ta arrestoni.

    Lereni të bredh disa ditë rrugëve, të sillet si njeri I lirë, dhe ta heq këtë merakun e masave izoluese. Por ai nuk e bën.Nuk e ka bërë deri tani, por u bën thirrje të tjerëve

    Vet mbyllet, ose tel Vila në Lalëz ose tek apartamenti në Tiranë dhe nuk del në rrugë. Vet e di që mund të infektohet dhe me moshën që ka ti krijohen problem.

    Por mënyra dhe këmbngulja me të cilën u kërkon shqiptarëve të thyejnë masat e karantinës, është aq e madhe, sa çuditesh se si ky njeri nuk e thyen vet karantinën, por ua kërkon të tjerëve.

    Jepini leje ta thyej karantinën dhe të sillet rrugëve si I çmendur, nëse do.

    Por në fakt ai nuk do. Ai thjeshtë do të frymëzoj një lëvizje idjotësh me shpresë që të shtohen vdekjet në kurriz të tyre, jo në shpinë të tij. Vet duket se e di mire, që Zoti nuk është si Drejtësia shqiptare që bën dhe pazare politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *