• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia ditën e parë të hapjes së biznesit

Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja për ekzekutimin mafioz të dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, pasditen e djeshme në persirefi të Durrësit. Neës24 raporton se nga këqyrja e kamerave të sigurisë është zbuluar se ka qenë një “Toyota” ngjyrë gri e errët nga ku është qëlluar, por targa nuk është fiksuar.

Policia ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë gjatë rrugës, nga ku është zbuluar makina e vëllezërve Haxhia është qëlluar nga dy persona ku janë derdhur dhjetëra plumba kallashnikovi. Makina është bërë shoshë në pjesën para, anën e pasagjerit dhe në anën e pasme. Policia gjeti në vendin e ngjarjes 27 gëzhoja, ndërsa në makinën e viktimave nuk kishte asnjë mjet apo send të paligjshëm.

Grupi hetimor ka bërë me dije se të dy vëllezërit ishin qëlluar në kokë dhe trup, ndërsa “një ekzekutim i tillë nuk është parë prej shumë kohësh”. Janë shoqëruar rreth 40 persona, dëshmitarë okularë, bashkëpunëtorë biznesi dhe të afërm për të zbuluar konfliktet që mund të kishin.

Vëllezërit Haxhia, me origjinë nga Puka, por me banim në Spitallë kanë në pronësi një pikë Exchange dërgesash të parave, makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Dje ata sapo kishin rihapur edhe aktivitetet e biznesit pas mbylljes nga pandemia. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *