• |
ide | kryesore

Modelet që po thyejnë barrierat në modeling

Paparazzi, Slider



Standardet e bukurisë në industrinë e modës, dita ditës po thyhen më shumë nga personat që kanë guxim për t’i ndjekur ëndrrat e tyre. Në vitin 2018 një barrierë në industrinë e modës e theu këngëtarja e njohur me famë botërore, Rihanna, e cila viteve të fundit po merret edhe me veshje e produkte të grimit. Gjatë sfilatës së mbajtur për “Rihanna’s Savage X Fenty” në pasarel u shfaqën modele të të gjitha madhësive dhe ngjyrave të ndryshme, duke i dhënë audiencës një rehati për t’i shikuar veshjet që prezantoheshin.

Modelet sikur Winnie Harlow dhe Diandra Forrest thyen barrierat më së shumti në këtë industri. Ato iu dhanë shpresë edhe modeleve të tjerë që kanë diçka më të veçantë se të tjerët, shkruan rtv21.tv Pasarelave ua mësynë edhe modelet si Nyle DiMarco, i cili është i shurdhër, Jamie Brewer që është e prekur nga Down Sindrom dhe inspiruan shumë njerëz anë e mbanë botës. 10 modelet që po thyejnë barrierat në industrinë e modës:

Modelja nigeriane, Vivian Eyo-Ephraim u bë e njohur për publikun në prill të 2018-së, kur pozoi për një kampanjë të brendshmëve. Winnie Harlow është modelja e parë që sfiloi në pasarelën e “Victoria’s Secret” me një gjendje të rrallë të lëkurës që quhet, vitiligo. Nyle DiMarco u prezantua për herë të parë në “America’s Next Top Model” në vitin 2015, duke prezantuar komunitetin e të shurdhërve. Modelja Carmen Carrera është një aktiviste e komunitetit transgjinor. Jillian Mercado është një modele që ka distrofinë muskulare, por që kjo nuk e ka ndaluar atë të ndjekë ëndrrën për t’u bërë modele. Jamie Brewer pas paraqitjes së saj në “American Horror Story” kaloi në pasarelat e modës, duke përfaqësuar kështu edhe komunitetin me sindromën Down.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *