• |
ide | kryesore

BE 3.3 mld euro për Ballkanit Perëndimor/ Soreca: Së shpejti plan ekonomik dhe investimesh

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, reagon pas vendimit të BE për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor me 3.3 miliardë euro në luftën kundër koronavirusit.

Ambasadori Soreca thekson se BE ka ka përgjegjësi të veçantë për të ndihmuar gjatë kësaj krize partnerët në Ballkanin Perëndimor, pasi e ardhmja e tyre qëndron qartë në BE.

“Bashkimi Evropian ka përgjegjësi të veçantë për të ndihmuar gjatë kësaj krize partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor pasi e ardhmja e tyre qëndron qartë në BE. Sot Komisioni Evropian paraqiti një komunikim mbi mbështetjen e tij të përgjithshme për rajonin në trajtimin e Covid-19 përpara takimit virtual të liderëve të Ballkanit Perëndimor nga gjashtë vende javën e ardhshme më 6 maj.

BE-ja ka vepruar shpejt për të mbështetur rajonin në trajtimin e Covid-19, me ndihmë të pashembullt financiare dhe qasje në shumë nisma të BE-së. Por më shumë do të bëhet. Puna vazhdon në paraqitjen më vonë gjatë këtij viti të një Plani Ekonomik dhe Investimesh për të gjithë rajonin për të trajtuar ndikimin socio-ekonomik të krizës, për të modernizuar ekonomitë dhe për të mbështetur reformat. Për të sjellë më shpejt përfitime konkrete për njerëzit”, thekson ambasadori Soreca.



6 Comments

  1. E kujt i plas se sa euro jane per Ballkanin apo per Shqiperine. Edhe sikur 330 miliard euro ti

    akordojne Shqiperise asnje cent nuk perfundon ne xhepat e shumices se popullit te thjeshte.

    Ato sherbejne vetem per te pasuruar pushtetaret dhe ata qe kane lidhje me ta si dhe nje

    pjese e madhe e tyre per ti rikthyer andej nga erdhen per te forcuar edhe me tej ate nyje

    korruptive mes pushtetareve tane e disa segmenteve te korruptuara te tyre per te mbeshtetur

    pa kushte kete regjim qe po i merr shpirtin popullit. Keto fonde do te sherbejne vetem per

    t’i zgjat jeten dhe per te rritur forcen represive te ketij regjimi .

  2. Lajm kot sikur fitojme gje ne. Ferkon barkun mesuesi i anglishtes i caktuar minister i fatkeqsive natyrore dhe komandanti.

  3. Dhe shumica e ketyre milionave do i venë në dorë vuçiçit serbia ka popullsinë më të madhe dhe vuçiçi do blej armatim rus me parat ebashkimit evropian ca miliona per edvin ram trapin për ahmetajn pëbeçjan për spirokarat spirokaret ballat dhe pallat mero gelbazat alfred pezat do japin nga1 thes miell në 2021 për zgjedhje lum populli doni më për belulin..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *