• |
ide | kryesore

Foreman befason me motivin e humbjes ndaj Muhammad Ali: “U ktheva nga Kinshasa me depresion”

F1, Sport



Mbrëmja legjendare e Kinshasës është rrëfyer, në një intervistë për Marca, nga vetë George Foreman, që është ndalur edhe në disa episode të përfolura në “Rumble in the Jungle” të 30 tetorit 1974 kundër Muhammad Ali. “Cfarë ishte ajo që shpëtoi Ali në Kinshasa?”, ka ngritur pyetjen 71vjecari “Big George”, disa herë kampion bote i peshave të rënda e medalje e artë në Lojërat Olimpike në Meksikë 1968.

“Me shumë mundësi ndërgjegjësimi se nuk ishte në formë perfekte, duke qenë se ishte stërvitur në vend vetëm dy javë si ka zbuluar Larry Holmes. Kështu ishte i detyruar të kërkonte mënyrën më të mirë për të limituar dëmet e mendoi një strategji. Unë isha në super formë, por në raundin e tretë po gulçoja. E nga ai moment e më pas filloi të më sfiliste me taktikën e rope-a-dope (stili mbrojtës që mbështetet tek litarët, që në rastin e Alì i humbi forcën goditjeve të dhunshme të Foreman)”. Menjëherë pas ndeshjes Foreman u ngushëllua nga Joe Frazier, për të cilin edhe sot ish-boksieri ka fjalë admirimi: “Nuk do të ketë më asnjë si ai, mu deshën vite ti afrohesha madhështisë së tij si njeri”.

“Pas Kinshasas”, kujtoi Foreman, “u ktheva në shtëpi thellësisht në depresion. Pastaj dihet si shkojnë këto gjëra: kupton se ke vënë mënjanë shumë dollarë, fillon ti shpenzosh e kur kupton se po mbarojnë thua: “Kam nevojë për para të tjera”. E fillon të organizosh rikthimin”. Foreman e kalon në mënyrë elegante fjalën tek rikthimi i Mike Tyson, që disa ditë më parë ka njoftuar se dëshiron të kthehet në ring për një inisiativë bamirësie në favor të të pastrehëve e atyre në varësi të drogës: “Ka bërë mjaftueshëm gjëra të mira për boksin”. E pikërisht Iron Mike futet në identikitin e boksierit ideal të Foreman: “Fuqia e Foreman, eksploziviteti i Tyson, mënyra e drejtpërdrejtë e Lewis, e djathta e Bowe e forca e Ali”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *