• |
ide | kryesore

Mustafa letër Thaçit: Së shpejti krijoj shumicën parlamentare dhe propozoj kryeministrin

Arkiva, Lajme, Të fundit
hashim-thaci-isa-mustafa-637x424.jpg



Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar sot një letër nga Presidenti Hashim Thaçi, lidhur me mandatarin. Por, po ashtu ka konfirmuar se nuk ka propozuar kandidatin dhe shumicën, por e ka garantuar presidentin se kjo do të ndodhë shpejt, shkruan Reporteri.

Përmes një komunikate, LDK konfirmon se kjo është letra e dytë që kanë pranuar nga Thaçi.

DEKLARATA E LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa, sot ka pranuar letrën e dytë nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, lidhur me pëpjekjet për formimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e qeverisë së re.

Kryetari i LDK-së, Dr. Isa Mustafa, ia ka kthyer letrën duke e njoftuar për angazhimet dhe takimet intenzive të LDK-së, për të krijuar shumicën parlamentare, si dhe ka siguruar Presidentin se në një të ardhme shumë të afërt do të krijoj shumicën parlamentare dhe propozoj kandidatin për Kryeministër të Kosovës.



3 Comments

  1. Një pyetje kam por presidentin e leshit Thaçi, nëse edhe qeveria e LDK bie do i japë përsëri një partie tjetër të drejtën të formojë qeveri? Kështu mund të vazhdojë me vite, nuk ka nevojë të bëhen zgjedhje vetëm pazare, bëjnë 6 muaj qeveri vjedhin disa miliona pastaj e merr në dorë qeverinë një tjetër. Shumë sistem i bukur, kështu fitojnë të gjithë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *