• |
ide | kryesore

Shqipëria në karantinë, Rama: Nesër vendimi për Universitetet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri, Edi Rama, në komunikimin live me qytetarët tha se ditën e nesërme do të bëhen publike vendimet se çdo të bëhet me universitetet.

“Sot kam pasur një mbledhje të fundit me Ministren e Shëndetësisë dhe ata të Arsimit se çdo të vendoset në lidhje me Universitetet. Nesër do bëhet njoftim se çdo të bëhet me universitetet”, tha Rama

Një ditë më parë Ministria e Arsimit vendosi hapjen e shkollave për një periudhë tre javore vetëm për maturantët, mbajtjen e provimeve të maturës shtetërore në qershor dhe mbylljen e këtij viti shkollor po në qershor.

Nxënësit nga klasa e parë në të 11 do të zhvillojnë mësim online deri në fund të majit.



2 Comments

  1. Faljau vitin shkollor o Gjigand.Ti po deshe ikalon te gjithe me nje Akt normativ,Besa s’ka bythe te te kundershtoje.Biles ndonje qe ka kaluar covitin jepi dhe burse speciale.
    Po mos haro me te zellshmit pajisi me teser partie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *