• |
ide | kryesore

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Çfarë fshihet pas tjetërsimit të truallit

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas vendimit të qeverisë për të kaluar në pronësi të bashkisë truallin e Teatrit Kombëtar ka reaguar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Ajo thotë se manovra është shumë e qartë, pasi “po tentohet të miratohet shembja me anë të Këshillit Bashkiak” i cili kontrollohet totalisht nga një dorë.

“Pasi dështuan me ligjin special (që e bënë në Parlament me qëllimin për t’iu shmangur përgjegjësisë penale), prapë nuk guxojnë ta miratojnë përmes Ministrisë së Kulturës, por ia kalojnë Bashkisë Tiranë e cila të procedojë përmes Këshillit Bashkiak si organ kolegjial. Sa frikë kanë! Harrojnë se me krijimin e Gjykatës Kushtetuese zgjedhjet anti-kushtetuese të 30 Qershorit 2019 do të rrëzohen bashkë me Këshillat kukulla.

Teatri Kombëtar i një shteti, pronë e një njësie vendore – as parë e as e dëgjuar! Qeveria ia transferon Bashkisë për plaçkë që ta alokojë si borxh dhe mos i llogaritet Buxhetit të Shtetit. Duan ta shtojnë te lista e borxheve që të paguajnë qytetarët e Tiranës, krim i disafishtë!” – thuhet në deklaratën e Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit.

“Prej 24 marsit 2020 Teatri Kombëtar është zyrtarisht pjesë e listës së Europa Nostra me “7 vendndodhjet më të rrezikuara në Europë”. Ekspertët e Europa Nostra priten në harkun e pak ditëve të vijnë dhe të merren me mundësitë për restaurimin e plotë të tij dhe ky restaurim do të ndodhë nëse e duan ose jo mafiozët në pushtet.

Vullneti i Europës është i qartë, i shprehur nga Komisionerja për Kulturën dhe direkt nga Komisioni Europian. Europa Nostra që prej 2013-tës ka shpëtuar 24 site kulturore nga shembja dhe shuarja përfundimtare. Deri më sot nuk ka ndodhur që ndonjë nga ato të shembet – e kush ka forcë të luftojë kundër këtij vullneti?!” – thuhet në deklaratë.

Aleanca u bën thirrje qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë mbështetësve të kauzës së Teatrit që t’i bashkohen nismës për mbrojtjen e Teatrit dhe për të zmbrapsur këtë plan të ri dhune për shkatërrimin e Teatrit. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Te keshe kulture, nuk do te thote qe te prishet teatri apo te lutesh aman prisheni, sepse po e thua ti i prishuri nga identiteti, kultura, e tradita. Ajo seli teatri eshte monument kulture, eshte ne historine e zhvillimit te Tiranes, eshte ruajtja e arkitektures , qe tregon edhe pushtimin e ndertimin e vendit, por kryesisht, te artit ne shqiperi. Te dalesh e te thuash me mire te prishet, qe te rrishe rehat, tregon injorance, e nenshtrim nga ky pushtet qe s;ka lene prone e monument te Tiranes pa e perdhunuar, por nese ty o kafshe zologjike e kopshtit rilindas, te duket i tepert teatri, ti vete duhet te jeshe ndonje mumje qe te ka humbur dinjiteti e origjina, andaj komento shkurt e si analfabet, Turp te keshe, qe hedh poshte sakrificen e luften qe kane bere ata njerez artiste, e jo vetem, per ta mbrojtur, e sic e kane mbrojtur der me sot, por edhe do vazhdojne ta mbrojne sepse kullen e artit te Tiranes, nuk mund ta tjetersojne dora vandale hajdute e kesaj qeverie, me disa zagare servila, e frikacake qe i ndjekin nga pas.

  2. kur shof kastriot cipin te birin e hetuesit te spacit rustem cipi qe pushkatoi te burgosurit ne revolten e spacit ,,me vjen per te dhjere ..beni nje kerkim ne google dhe shifni kush ka qen ia kriminel

  3. Kryemadhi u bën “gjëmën” Metës dhe Bashës: Njëri ka kapur floririn, tjetri Rrugën e Kombit, por Ramën nuk e mundin dot,ja dhe nje gabim i madh qe beri opozita pd-lsi qe nuk moren pjese ne zgjedhjet lokale dhe keshin bashkjak e lane me qellim me nje krah politik,mban ere marveshje rama-basha,kurse cipi i sigurimit deputet i salihut ben sikur lufton

  4. Nese doni ta prishni , prisheni . Pastaj kerkojini edhe grat tironsave , gjithmone nese nuk kane mberthyer kallashin me pare .

  5. Kryemadhi u bën “gjëmën” Metës dhe Bashës: Njëri ka kapur floririn, tjetri Rrugën e Kombit, por Ramën nuk e mundin dot,lexoni o cecenet e salihut qe e bete tironen time shurrtore gjigante ashtu si jeni vete se ju shikojme per dite neper rruget e tirones time

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *