• |
ide | kryesore

Ndërron jetë një prej themeluesve të muzikës “Rock ‘n’Roll”, Little Richard

-Instant, Paparazzi, Slider



Ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare këngëtari i njohur Little Richard. Ai konsiderohet si një ndër themeluesit e muzikës “Rock’n’Roll”. Revista “Rolling Stone” shkruan se lajmin e ka bërë me dije ka konfirmuar djali i artistit, Danny Peniman, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.
“Rolling Stone” shkruan se ai prej kohësh vuante nga disa probleme shëndetësore dhe më herët ai i ka mbijetuar një goditjeje në tru dhe një infarkti në zemër.

Little Richard është bërë i njohur me shumë këngë që janë shndërruar n ëhite. Këmga e tij e parë daton në vitin 1956 dhe titullohet “Tutti Frutti”. Ndërsa disa këngë të tjera të njojura nga ai janë: “Long Tall Sally”, “Rip It Up”, “Lucille” dhe “Good Golly” “Miss Molly”.

Little Richard, emri i vërtetë i të cilit është Richard Penniman,është konsideruar gjithmonë si një nga artistët më me ndikim në industri. Gjithashtu ai ka ndikuar në jetën dhe karrierën e shumë muzikantëve. Këngët e tij janë interpretuar nga disa nga grupet më të mëdha të muzikës, si “The Beatles”, “Everly Brothers”, “The Kinks”, “Scorpions” etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *