• |
ide | kryesore

Kënga e Mozzik, pjesë e serialit britanik

-Instant, Paparazzi, Slider



Një nga serialet më të ndjekur të momentit, jo vetëm në Britani por kudo, është “Gangs of London”. Që pas premierës pak javë më parë, si kritika, ashtu dhe publiku e kanë pritur mjaft mirë shfaqjen televizive.

Me pak fjalë seriali trajton realitetin e nëndheshëm të Londrës së sotme. Aty ku mbizotëron krimi dhe mafia. Ajo ç’ka e bën më të veçantë për ne këtë projekt është pjesëmarrja e disa aktorëve shqiptarë. Orli Shuka, bashkëshortja e tij Eri dhe disa aktorë të tjerë nga vendi ynë janë në rolet e përfaqësuesëve të mafias shqiptare.  Ndërkohë një tjetër shqiptar që është pjesë e serialit të suksesshëm. Në një skenë, ku banda e shqitparëve përballet me një prej protagonistëve, në sfond dëgjohet kënga e Mozzik. “Ghetto” për të qenë më të saktë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *