• |
ide | kryesore

Dyshoni se partneri ju tradhëton? Qëmtoni këto shenja (sidomos në celular)

Stil

Nëse jeni të shqetësuar se partneri apo partnerja ju tradhton, ka disa shenja të cilat ja vlen të merren në konsideratë. Terapistja e çifteve, Melissa Ferrari, thotë se ndryshimi i sjelljes së partnerit/es në raport me celularin, eshte i dyshimte. Sidomos kur e mban ate permbys ose nuk e ndan nga dora.

Sipas një studimi të kryer në Britani, 56% e personave që tradhtojnë thonë se përdorin telefonin e tyre për të kontaktuar me partnerët e tjerë. Ndërsa 82% e tyre pranojnë se e mbajnë gjithmonë me vete celularin në mënyrë që partneri/ja e tyre të mos u shohë fshehurazi telefonin.
Një tjetër shenjë që paralajmëron ekspertja ka të bëjë me humbjen e dëshirës apo interesit së partnerit/es për të bërë gjëra në çift dhe fillon të veprojë si i pavarur.
Nga ana tjetër, Melissa Ferrari sugjeron që të jini të vëmendshëm në ato raste kur partneri/ja fillon të kërkojë sa më shpesh të kryejë marrëdhënie, sepse sipas ekspertes, kjo do të thotë që hormonet e tyre janë në rritje për shkak të sjelljes apo interesit që dikush tjetër ka kushtuar ndaj partnerit/es tuaj.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu