• |
ide | kryesore

Video/ Haaland goli i parë post-Covid në Bundesliga: poker i Dortmund, goditje e Hertha

-Instant, F1, Sport, Video



Bundesliga rikthehet në fushë, pa publik, por me spektakël. Në Signal Iduna Park, në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 26 të kampionatit gjerman shënohet edhe rezultati më i thellë, ndërsa goli i parë pas ndalesës është i norvegjezit Haaland. Fitore në transfertë për Hertha Berlin e Wolfsburg, ndërsa Paderborn i Gjasulës merr pikë në fushën e Dusseldorf.

Rikthehet futbolli në Gjermani e Bundesliga zbulon një Borussia Dortmund në formë shumë të mirë me protagonist, të zakonshmin, Erling Haaland. Verdhezinjtë shkatërrojnë Schalke 04, të mundur 4-0 në një derbi të luajtur me dyer të mbyllura, që u zhbllokua nga goli i 10 në 9 ndeshje i fenomenit norvegjez (29′). E bënë më solide fitoren Thorgan Hazard (48′) e Raphael Guerreiro me një dygolësh (45′ e 63′). Dortmund është tashmë -1 nga Bayern kryesues, që duhet ende të luajë.



GERMANY – BUNDESLIGA
Augsburg 1 – 2 Wolfsburg
Borussia Dortmund 4 – 0 Schalke 04
Fortuna Düsseldorf 0 – 0 SC Paderborn 07
Hoffenheim 0 – 3 Hertha BSC
RasenBallsport Leipzig 1 – 1 Freiburg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *