• |
ide | kryesore

Todibo ofendon Haaland nga gjyshja: mbrojtësi i Schalke rrezikon skualifikimin

-Instant, Sport



Në derbin e Ruhr, mbrojtësi i Schalke 04 ka ofenduar rëndë sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmund. Fraza është dëgjuar mirë, duke qenë se luhej me dyer të mbyllura. E pikërisht ky fakt mund të ketë pasoja të pakëndshme, që nuk lidhen me përfaqësimet. N një stadium bosh, është shumë më e lehtë të dëgjosh cfarë thonë trajnerët e lojtarët në fushë.

Kështu, në ditën e rikthimit të futbollit në Bundesligë, gjatë Borussia Dortmund-Schalke 04, është shënuar edhe një incident i shëmtuar ku mbrojtësi i miqve Jean-Clair Todibo, nuk i kurseu fjalët e rënda për sulmuesin e Dortmund, Erling Haaland. Në zhvillimet e një goditje këndi, të dy janë gjendur trup më trup e në shtyrjet e zakonshme, Todibo i ka thënë kundërshtarit: “Shko e q* gjyshen tëndë!”. Episodi ka skandalizuar shtypin gjerman që flet tashmë për një skualifikim të qendërmbrojtësit, i huazuar në Ruhr nga Barcellona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *