• |
ide | kryesore

Artisti ish-student i Ramës: Pse e çova në djall dhe dola kundër ish-mikut tim

-Instant, Lajme, Të fundit



Adrian Paci, ish-student dhe mik i kryeministrit Edi Rama doli publikisht kundër tij pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai ka komentuar në një intervistë për Adi Krastën marrëdhënien e tij personale me shefin e qeverisë dhe për letrën e hapur ku e dërgonte në djall mësuesin e tij.

“Nuk ishte e lehtë për mua të shkruaja atë letër dhe ta bëjë publike. Kam pasur një marrëdhënie miqësie me Edi Ramën, por me kryeministrin e Shqipërisë unë nuk ha dreka dhe darka. As me kryetarin e bashkisë. Kam pasur një afeksion personal, por jo me Edi Ramës kur ai u bë i pushtetshëm”, – tha Paci.

“Unë kam besim tek fjala si një element transformues. Nuk besoj se fjala ime mund të ndryshojë personin që i adresohem. Ja njoh edhe cilësitë atij njeriu, përveç lëkurës së pushtetarit që unë i kam dalë kundër.

Ky është artisti i banalitetit ulëritës por edhe i një derive të rrezikshme për demokracinë e brishtë shqiptare që duhet ta njohin, e nëse duan, ta ekspozojnë galeritë dhe bienalet e artit nëpër botë, por që për fat të keq, e konsumojnë vetëm qytetarët shqiptarë, ata qytetarë të cilëve ai u shitet si udhëheqës, si kujdestar i trupit dhe i shpirtit, si baba që në fund të fundit i rreh se i do. I pushtetshmi ekstravagant Edi Rama ka sot një kundërshtar publik me shumë” – tha Paci. ©LAPSI.al

LEXOI EDHE: Ish studenti i Ramës sot artist me famë botërore: “Të them vafsh në djall profesori im, bashkë me kujtimet e shkollës”



5 Comments

  1. Me kujtohet para 7-8 vitesh Rudina Xhunga pati bere nje emision te dedikuar per Pacin. Me ka lene mbrese sesi instalacionet e tij edhe pse te thjeshta te krijonin perjetime prej nje bote tjeter, nderkohe qe vizatimet e Rames ngjajne si imitime pa shije te librave me ngjyra te anatomise apo ato me superheronj. Nje shkretetire emocionale permbi banalitetin artistik. Eshte e natyrshme qe Rama t’i shkaktoje alergji njerezve me talent te vertete si Paci. Shprehja e hershme e Prec Zogajt per te eshte e pavdekshme: Edi Rama eshte vec nje falsitet i investuar rende.

  2. Mëkatet e mëdha morale dhe cektësia e intelektit i kanë çuar kundërshtarët pushtetkërkues deri aty sa të shpallin se “Vendi drejtohet nga një kriminel dhe hajdut ordiner. Rama është hajduti që i vjedh shqiptarët, është mashtruesi që i gënjen, është xhelati që i dhunon. Prishja e TK është një akt lufte i Ramës ndaj qytetarëve shqiptarë”. Kjo është deklarata e Lulzim Bashës, njeriut që iu shpërdoroi 230 milion euro shqiptarëve kur ishte Ministër Transporti dhe e mbylli gjyqin me procedura pa u shpallur i pafajshëm, është deklarata e njeriut që kur u vranë katër njerëz të pafajshëm në bulevard ishte Ministër i Brendshëm dhe as u thirr dhe as dha ndonjëherë shpjegime para drejtësisë, megjithëse kishte qenë 10 metra mbi kokat e e gardistëve që hapën zjarr dhe vranë njerëzit e pafajshëm (mbi tarracën e Kryeministrisë). Ky “engjëllor” deklaronte më vonë se “në 21 janar kemi zbatuar vetëm ligjin”. Ky është nënshkruesi i Marrëveshjes kundërkombëtare të Detit me Greqinë, autori i falsifikimit të votave për bashkinë e Tiranës në 2011 dhe për kryesimin e PD-së tre vjet më vonë. Është i njëjti person që mëton të bëhet kryeministër dhe që guxon t’iu vendosë të tjerëve “vijat e kuqe”. Në të vërtetë, po të kishte shtet ligjor në vend të shtetit shërbëtor të “elitave” qarkulluese politike, ky duhej të ishte në burg sot dhe jo të na jepte leksione morale dhe kushtetuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *