• |
ide | kryesore

Britney Spears tregon kompleksin më të madh te vetja (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears-in të gjithë e kujtojmë si një ish-ikonë, por jo gjithnjë princesha e pop-it ka patur të njëjtin vlerësim për veten.

Disa orë më parë, Britney përmes një postimi në Instagram foli për pasiguritë e saj dhe për komplekset që kishte në lidhje me pamjen. “Nuk kisha më baluke që nga klasa e tretë dhe më kujtohet si sot…Ka qenë diçka shumë e madhe për mua të ekspozoj ballin. Vetëm njerëzit e bukur në jug e bënin këtë dhe unë s’jam ndjerë ndonjëherë e tillë, prandaj s’isha e gatshme ta zbuloja. Kisha dhëmbë të shëmtuar dhe ndihesha si rosaku i shëmtuar. Mbaj mend që kam bërë një takim në një agjensi modelesh, por s’ndihesha fare e lezetshme, prandaj shkova në shtëpi dhe i thashë: “Ndoshta mund të bëhem dhe unë si vajzat e mëdha dhe të zbuloj ballin…Kështu bëra, por dukesha një tmerr edhe pse asokohe më pëlqente vetja. Ndoshta thellë thellë e dija që s’ngjaja bukur, por mendova të kundërtën meqë dukesha “cool”. Shkak për një rrëfim kaq të ndjeshëm u bënë baluket që këngëtarja ka sot. Kurrë s’do t’ja kishte marrë mendje që baluket e famshme do ta bënin të dukej shumë herë më të re.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *