• |
ide | kryesore

Egla Harxhi: Nuk dua të kem një figurë mashkulli në jetën e fëmijës tim

-Instant, Paparazzi, Slider



Egla Harxhi ka qenë e ftuar në ‘Kafe shqeto’, për të folur për ditët e izolimit, mëmësinë, si dhe për ndryshimin e madh, që solli karantina në jetën e saj.

Për ish misin kjo ka qenë një kohë e shpenzuar mirë, për të reflektuar, si dhe për të kaluar më shumë kohë me birin e saj. ‘Mu dha mundësia që jo vetëm të jem 24 orë me tim bir, që jo domosdoshmërisht është gjë e mirë. Këtë gjë mund ta thonë të gjitha mamatë, që këtë periudhë kanë qenë të mbyllura me fëmijët e vegjël, sidomos me ata, që janë shumë të lëvizshëm,’ është shprehur me të qeshur Harxhi. Më tej, ajo ka pohuar se pas gjithë kësaj mamave do t’ju duhen disa pushimeve të gjata.

 Duket se periudha e karantinës e ka ndryshuar kryekëput mënyrën e të perceptuarit për gjërat. Këtë verë ka thënë Harxhi do të shihni dimensionin tjetër të saj. ‘Një Egla shumë e qetë, e fokusuar në pjesën kreative. Kjo pjesa e karantinës më ka bërë shumë mirë për të reflektuar çfarë dua dhe çfarë jo. Do të shihni një Egla më të mençur, më të kujdesshme. Kjo nuk do të thotë që unë do të ndryshoja natyrën time’, ka pohuar ajo. E pyetur nga moderatori Flavio Qarri, sa i përket, përjetimit për beqari, Egla Harxhi ka theksuar se nuk do  të ketë asnjë figurë prezente në jetën e djalit të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *