• |
ide | kryesore

Sia ka adoptuar dy djem të moshës 18-vjeçare

Paparazzi, Slider



Një vit më parë, këngëtarja e njohur Sia është bërë mama e dy djemve në moshën 18-vjeçare, të cilët i ka adoptuar. Këtë lajm të bukur ajo e kishte mbajtur të fshehtë, deri në momentin që ka treguar gjithçka gjatë një interviste me ‘SiriusXM Hits’. Këngëtarja ka treguar se ajo donte të zgjeronte familjen e saj dhe kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2019.

“E kam bërë, në fakt kam adoptuar dy djem vitin e kaluar. Ata të dy janë 18 vjeç- ata janë 19 tani. Ata ishin jashtë sistemit të kujdestarisë. Po, dhe unë i dua ata”- është shprehur Sia.

Në fillim të muajit maj, këngëtarja publikoi këngën e saj të re, “Saved My Life” e cila është me klip të xhiruar në kushte karantine! Por surpriza e këngës së re është tekstshkruesja shqiptare. Mediat shkruajnë se Dua Lipa ka shkruar tekstin në bashkëpunim dhe është super.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *