• |
ide | kryesore

Sot protesta e dytë pas shembjes së Teatrit, Aleanca dhe opozita mblidhen tek Pedonalja në 17:30

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit me mbështetjen e opozitës organizon protestën e dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

E para u zhvillua të hënën dhe zgjati për rreth 2 orë e gjysëm kurse dje nuk u protestua në respekt të Natës së Kadrit, ditë e veçantë për besimtarët myslimanë gjatë muajit të Ramazanit.

Protesta zhvillohet tek Pedonalja e Tiranës në orën 17:30 teksa opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen e vazhdueshme. Ndërkohë tek Teatri Kombëtar, apo ajo çfarë ka mbetur prej tij vijon heqja e inerteve.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon drejtësi për shembjen dhe lirim të aktivistëve.



4 Comments

  1. Mëkatet e mëdha morale dhe cektësia e intelektit i kanë çuar kundërshtarët pushtetkërkues deri aty sa të shpallin se “Vendi drejtohet nga një kriminel dhe hajdut ordiner. Rama është hajduti që i vjedh shqiptarët, është mashtruesi që i gënjen, është xhelati që i dhunon. Prishja e TK është një akt lufte i Ramës ndaj qytetarëve shqiptarë”. Kjo është deklarata e Lulzim Bashës, njeriut që iu shpërdoroi 230 milion euro shqiptarëve kur ishte Ministër Transporti dhe e mbylli gjyqin me procedura pa u shpallur i pafajshëm, është deklarata e njeriut që kur u vranë katër njerëz të pafajshëm në bulevard ishte Ministër i Brendshëm dhe as u thirr dhe as dha ndonjëherë shpjegime para drejtësisë, megjithëse kishte qenë 10 metra mbi kokat e e gardistëve që hapën zjarr dhe vranë njerëzit e pafajshëm (mbi tarracën e Kryeministrisë). Ky “engjëllor” deklaronte më vonë se “në 21 janar kemi zbatuar vetëm ligjin”. Ky është nënshkruesi i Marrëveshjes kundërkombëtare të Detit me Greqinë, autori i falsifikimit të votave për bashkinë e Tiranës në 2011 dhe për kryesimin e PD-së tre vjet më vonë. Është i njëjti person që mëton të bëhet kryeministër dhe që guxon t’iu vendosë të tjerëve “vijat e kuqe”. Në të vërtetë, po të kishte shtet ligjor në vend të shtetit shërbëtor të “elitave” qarkulluese politike, ky duhej të ishte në burg sot dhe jo të na jepte leksione morale dhe kushtetuese.

  2. KUSH PRET TE NDODH DIÇKA ESHTE IDIOT . QELLIMI U ARRIT , FITIMI DO NDAHET . ME VJEN KEQ PER ARTISTET QE E KANE SERIOZISHT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *