• |
ide | kryesore

Shikoni si festojnë derbin lojtarët e Hertha Berlin: 4-0 kundër Union

-Instant, Sport



Një rezultat impresionues, por jo sa për të bërë të harrosh faktin se në stadium nuk kishte asnjë tifoz. E megjithatë, lojtarët e Hertha Berlin shkuan tek kthesa e tifozëve të tyre, si zakonisht pas një fitore në Bundesligë, edhe pse në atë sektor këtë herë nuk u dëgjuan brohoritjet për fitoren 4-0 të arritur në ndeshjen e parakohshme të javës kundër Union Berlin.

“E dimë ekzaktësisht se cfarë do të thotë derbi për tifozët tanë. Këtë herë bëmë vërtetë mirë”. Kështu është shprehur Vedad Ibisevic, autori i golit të parë nga 4 të realizuar nga Hertha në derbin e Berlinit kundër Union, duke shpjeguar edhe pse menjëherë pas fërshëllimës finale, futbollistët e Herthas shkuan poshtë Ostkurve të tifozëve të tyre. Ishte bosh, por lojtarët e kanë respektuar sikur të ishte plot. Ishte e vetmja mënyrë që kishin për të ndarë, të paktën simbolikisht, me tifozët e tyre fitoren e sapo arritur.

Ndërkohë, Bruno Labbadia, tekniku i Hertha, ka shpejtuar të thotë: “Mendova se kishim luajtur mirë që në pjesën e parë. Por mënyra si luajtëm kundër një skuadre të organizuar në pjesën e dytë ishte madhështore. Jam plotësisht i lumtur”. Bruno Labbadia mbërriti tek Hertha Berlin (trajneri i katërt sezonal) e bëri menjëherë dy muaj karantinë. Menjëherë me rifillimin e Bundesligas uli në pankinë Piatek, i blerë në janar, duke preferuar Cunha e Ibisevic: Hertha ka bërë 7 gola në dy ndeshje…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *