• |
ide | kryesore

Julian Perreta sqaron raportin me Era Istrefin

-Instant, Paparazzi, Slider



Prej shumë kohësh, Era Istrefi u përfol për një lidhje me Julian Perretta. Dyshja shiheshin gjithmonë bashkë, kudo.

Jo vetëm kaq, pasi Julian e quante Erën “Mbretëresha ime”, ashtu sikurse nuk i shpëtonte rast pa e komentuar. Kur fansat nisën të aludonin për romancë, dyshja nisën të mos zbulonin shumë nga raporti mes tyre. Megjithatë, dilemës i ka dhënë fund vetë Perretta. Teksa një ndjekës e ka pyetur nëse ai dhe Era janë bashkë, Perretta e ka dhënë përgjigjen. “Era Istrefi është shoqja ime më e mirë. E dua shumë! Kemi kaluar shumë gjëra bashkë! Kemi udhëtuar rreth botës bashkë! Kemi jetuar bashkë! Nuk mund të ishim më pranë se kaq! Ajo është e gjithë bota për mua”, është shprehur Julian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *