• |
ide | kryesore

Këpuca e Artë ‘luhet’ nesër: Haaland e Lewandowski kanë një “Klassiker” personale

-Instant, F1, Sport



“Klassiker” Borussia Dortmund-Bayern Mynih, që do të luhet nesër në orën 18.30, vendos përballë të parën e të dytën e Bundesligës, por jo vetëm kaq: djali i artë i Borussia Dortmund, Erling Haaland, kundër snajperit të pagabueshëm të Bayern Mynih, Robert Lewandowski. Një garë që mund të rezultojë vendimtare për fatin e kampionatit: një sukses i bavarezëve, tani +4, mund të vlejë një titull të sigurtë, ndërsa një fitore e vendasve të Dortmund do të rihapte lojërat.

Mjafton kaq për ta konsideruar përplasjen e madhe entuziazmuese. Në lojë është Bundesliga, por edhe Këpuca e Artë: Lewa ka shënuar 27 gola për 54 pikë, ndërsa Haaland ka realizuar një më pak (26), por vuan faktin se 16 i ka realizuar në Austri, kështu që me një koeficient 1,5. Në total vlejnë 44 pikë, njësoj sit ë kishte shënuar 5 më pak, porn ë sfidën direkte ka mundësinë të fillojë rikuperimin.

Kështu, Bundesliga e sapo rikthyer në fushë, rrezikon seriozisht të mbyllet përsa i përket titullit sepse nëse kampionët në fuqi shkojnë në + 7 me vetëm 6 javë të mbetura për tu luajtur, gjërat janë të vendosura. Shpresat e dy skuadrave në këtë pikë janë në këmbët e dy sulmuesve të tyre të jashtëzakonshëm. E kështu është Dortmund Bayern por edhe Haaland Lewandowski, dy shënuesit më të mirë të Champions League të këtij sezoni (11 polaku e 10 norvegjezi), të dy të aftë të realizojnë 41 gola në 35 ndeshje, duke marrë në konsideratë të gjitha kompeticionet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *