• |
ide | kryesore

Skandali i mesazheve/ Si po e manipulojnë reformën në drejtësi ambasadat e SHBA e BE

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Presidenti Ilir Meta publikoi të hënën në “Opinion” disa mesazhe shumë të rënda, të cilat hedhin dritë mbi kulisat e errëta se si përzgjidhen politikisht personazhet e reja të reformës në drejtësi. Ato tregojnë njëkohësisht sa i fortë është ndikimi politik i qeverisë, se si nëpërkëmben ligji dhe Kushtetuta e vendit nga diplomatë që sillen si pazarxhinj, se si po bëhet gjithçka për të mbajtur gjallë një reformë të dështuar, qoftë dhe me çmimin e deformimit të çdo norme.

Për të kuptuar më mirë peshën e këtyre mesazheve, duhet të zhvendosemi në sfondin kohor kur ndodhi ngjarja. Presidenca dhe shumica parlamentare gjendeshin një një konflikt lidhur me mënyrën se si do të zgjidheshin anëtarët e Kushtetueses. Socialistët, të cilët siç do e dëshmonte më pas Komisioni i Venecias, kishin kapur kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, i cili me një varg veprimesh të paligjshme, donte ta zhvishte presidentin nga e drejta e zgjedhjes së një anëtari të kushtetueses. Kështu u krijua konflikti i famshëm nëse në këtë Gjykatë duhet të shkonte Arta Vorpsi (sipas Ramës) apo Marsida Xhaferllari (sipas Metës).

Pikërisht në këtë moment të historisë, janë shkëmbyer këto sms. Po të lexohen ato, del hapur se ambasada e BE dhe SHBA njohën Vorpsin (pjesa e parë me bold/ poshtë), nuk e mbështetën opinionin e presidentit Meta, madje bënë fiks ashtu sikurse kishin kërcënuar paraprakisht duke e përshëndetur zgjedhjen e Arta Vorpsit publikisht.

Komisioni i Venecias/ Ambasadat e SHBA dhe BE, njësoj si sharlatanët e opozitës së re

 

431a5486-c0e4-438c-9997-045c5cbbf4d4

Teksti i përkthyer në shqip:

“Mirëmëngjesi Beni. Takova kolegët e mi amerikanë dhe të BE-së këtë mëngjes, folëm me Ramën në telefon, dhe zyrat ligjore të këtyre të dyjave, (SHBA- BE), nuk e mbështesin pozicionin e Presidentit për pezullimin. Ata besojnë që Arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues. Dhe ata do të dalin sot publikisht, edhe kemi rënë dakord që ta themi para.

Sidoqoftë, Rama ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën tjetër të Presidentit, që do të bëhet shumë shpejt. Rama do të përpiqet të mos e bllokojë këtë. Përsëri më kërkuan që t’ua përcjell këtë mesazh”.

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Ky veprim i dy selive diplomatike në vend, për turpin e tyre, do të diskreditohej nga qëndrimi që mbajti në 7 mars Komisioni i Venecias, i cili denoncoi të gjitha piruetat e Ardian Dvoranit dhe arriti në konkluzionin se emërimet ishin bërë në mënyrë antikushtetuese.  Sipas Komisionit të Venecias, dërgimi nga ana e KED-së te Presidenti i dy listave njëkohësisht, dërgimi i listave në Parlament, 6 ditë më vonë dhe numri i kufizuar i kandidatëve, vetëm 6 për katër vende vakante  “krijoi një situatë në të cilën të gjitha emërimet, përveç emërimit të zotit Muçi, ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese”.

Të gjitha pikat ku Venecia godet grabitësit e Gjykatës Kushtetuese

Por ky manipulim i dy selive diplomatike, për të mbyllur me shpejtësi këtë etapë të reformës pa përfillur asnjë procedurë dhe në shkelje të kushtetutës, nuk është asgjë përpara asaj që përmban pjesa e dytë e mesazheve të publikuara (paragrafi i dytë me bold). Aty duket se si diplomatët negociojnë me presidentin për diçka që nuk u takon dhe që normalisht duhet të jetë kompetencë vetëm e KED, si institucion i “pavarur”. Ata thonë se Edi Rama (pra kryeministri, politikani, i akuzuari si kapës i reformës) bie dakord se një institucion, për të cilin ai prezumohet të mos ketë asnjë kompetencë, është i gatshëm që Marsida Xhaferllari të përfshihet në një listë të dytë nga KED.

Eshtë skandaloze të thuhet se çfarë tregon kjo. E para, për rolin e kryeministrit në emërimet në drejtësinë e re. E dyta, për diplomatët pelivanë që ofrojnë pazare në kurriz të ligjit. E treta, për gënjeshtrat që këta ndërkombëtarë i bëjnë publikut, duke i treguar përrallën e një “historie suksesi”. E katërta, për rrëzimin e fabulës se po bëhej një reformë për ta shkëputur drejtësinë nga kontrolli i politikës.

Për të gjitha këto arsye, mëkati i shkeljes së  konfidencialitetit nga Ilir Meta është një e mirë që presidenti i bën interesit publik. Sepse ai jep një provë të pakundërshtueshme, jo vetëm për kulisat e fëlliqura të reformës në drejtësi, por edhe për themelet e krisura mbi të cilat po ngrihet ajo.

©Lapsi.al



25 Comments

  1. Ky Diplomat i Huaj duhet DEPORTUAR.

    Cfare MUT shteti ligjor kemi ne SHQIPERI???

    Zyra e Kryeministrit dhe Zyrat e Gjykates jane NJE

    1. Tani mos hani mut lart e poshte! Mos shani as Ramen as Bashen as Berishen as Nanon…. Merruni me regjisoret qe jane per cmim Oscar

  2. Dakord me ty o parafoles. Po perse vetem ky diplomat? Ky vetem tellalin ben. Po stafi i ambasadave qe permenden dhe asaj qe fshihet ne mesazh (gjermane) a nuk duhet deportuar? Po kryeministri, po presidenti qe nuk i demaskoi ne ate kohe por i perdor tani si shantazh per te rruajtur bythen e tij? Po is-sigurimsi Ruci e me pas edhe pseudo- opozita qe eshte pjese e kesaj loje, a nuk duhen deportuar osd me shqip, perzene me shqelma nga ky vend?

  3. Duhet te japin doreheqjen te dy keta pseudoambasadore.
    Kriminale ne cdo vend te Europes do I kishin nxjerre Non grata.
    Prandaj populli ka te drejte kur besimi tek drejtesia e re ka rene ne 30%, e deri ne fund vitit 10% do shkoje. Turp qe e qelbet drejtesine ne kete forme

  4. Ikni te ikim nje ore e me pare, kjo eshte cfare kemi sajuar pas diktatures. I vetmi ndryshim eshte se nuk kemi me Byro Politike, por vetem Enver, dhe, rastesisht skizoid asocial . Mos shpresoni tek perendimi. Ata kane qene jete e mot me qeverine e rradhes. Per Ata reforma ne drejtesi eshte ne rruge te mbare. Por, ndryshe nga rastet e tjera, po te shohesh tani nuk kane bere asnje sondazh per te pare se cfare mendojne shqiptaret per kete reforme. Emerimet, Enveri mendimet idete Enveri, tenderat po Enveri, madje edhe lejet per te dole nga shtepia po Enveri. Kryeprokuror Enveri, kryepolic Enveri, kryegjykates Enveri, presim qe edhe i vetmi burre te mbetet po ky Enver modern me poture allaturka. Pse kjo ishte”E duam Shqiperine si gjthe Europa”?
    Po ikin te gjthe nga syte kembet. Ka 7 vjet qe kjo ikje ka marre permasa biblike. Shpresoni te amerikanet po deshet. Vetem kujtohuni per vitin 2016, ne se u mboll droge ne Shqipeei. Se sipas ambasadorit Lu nuk u mboll asnje dege?!

  5. Uau! Gabim qe te palarat dalin me pikatore duke lene hapesire konsolidimi te zullumit.
    Ndoshta kjo eshte diplomacia e ne nuk marrim vesh aq sa duhet, por qe zullumi ne kurriz te shqiptareve eshte tepruar e eshte bere i padurushem, nuk don shume mend.

  6. Ambasadoret duan te mburren atyre shefave atje ku i kane qe – Ja, e beme dhe ate Reformen ne Drejtesi! Por as nuk i plas fare atyre te shohin e kuptojne se si po behet ajo Reforme. Asgje e re, keshtu ka funksionuar gjithmone dhe prandaj kemi 30 vjet peng i Reformave pa fund qe zevendesojne njera-tjetren te gjitha te firmosura nga Ambasadoret e te gjitha te zevendesuara me te tjera Reforma po prej tyre.
    Ne fund te fundit ashtu me Reforma ne infinit justifikojne rrogat e tyre. Fundi i lojes me Reforma ato i le pa rroga.

  7. Keta te huaj ne Shqiperi duhet te justifikojne edhe shpenzimet e bera ne emer te drejtesise. Jane me miliona euro e dollar te taksave te popujve te tyre te hedhura per te forcuar nje dictator. Sic duket nuk kane nxjerre mesime nga Pinocheti.

  8. Dua t’u tregoj një fakt interesant që unë e mësova rastësisht nga një i afërm në Stamboll, mik dhe bashkëpronar i spitalit ku Nano bënte operacionet estetike të rinimit të tij. Në mos gaboj, ka qenë viti 2004. Në bisedë e sipër ai më thotë, “në spitalin tim ku ndodhet Nano, erdhi edhe Berisha dhe qëndruan gjatë me njëri-tjetrin”.

    Nuk është e mundur, thashë.

    Por në mbrëmje, në lajmet e televizioneve turke pashë që Berisha ndodhej në Turqi me ftesën e Mesut Yilmaz për inaugurimin e një centrali në Gebze të Turqisë, financimi i një firme me emrin ENKA. Duke ditur lidhjet e Berishës me këtë firmë italiane dhe me ortakun e saj turk Sharik Tara, kuptova që edhe ky takim i Nanos me Berishën ishte bërë.

    Unë sot jam i bindur që “armiqësia” e Nanos me Berishën ka qenë vetëm në pjesën e dukshme, ndërsa në prapaskenë ka patur një aleancë të djallit mes tyre. Sic jam i bindur që fijet e saj i luanin si të donin duar që nuk ia kanë dashur kurrë të mirën Shqipërisë. Këtë e kam thënë disa herë dhe i qëndroj fort.A dini gje ju gjithologet kush jane keta ambs se meta nuk tregon gje,vetem shashke per bythen e vet,dhe ca dite.

  9. keto nuk jane ambasada por mafja qe po shkaterrone kete vend.bande ambasada e usa nuk e hapi gojen kur krimineli rama ja u identifikoje presidentin me nje gomare .perse ndodhi kjo? eshte fare ethjeshte sepse ata jane te kapur nga parate e gjakut te shqiptareve dhe droges e krimit.historine droges e bene histori suksesi ,korrupsionin e bandes qeveritare paraqiten si ndershmeri,dhunen e tyre e paraqiten si viktimizim te qeverise,shkeljet e kushtetus i nxiten qe te beheshin akoma me te medha ,zgjedhjet moniste i quajten shume normale,inkriminimin parlamentit dhe gjithe pushtetit e inkurajuan .i blini deputet thoshte kerma lekureverdhe lu per te votuar krimreformen ne drejtesi.keta kerma mafjoze bene edhe ate qe nuk ja mbante rames te bente duke u nxjerre gishtin protestesve sikur ishin ata qeveria.geisha koreane lekureverdhe na tregoje djajte e sabotimit te krim reformes sikur ishin alien dhe jo banda qeveritare e alabakut rama .fytyra e lu,kim,soreca ndrageta ,boshard e nje hordhie tjeter te mafjas se bandeambasadave identifikohet shume mire me fytren e zeze te krimineleve te cilet i kane zene frymen popullit shqiptare.e kane kthyer dhe po vazhdojne vendin ne diktature per valixhet me euro apo dollare qe u jep rama ,prandaj protesta duhet zhvilluar dhe ndaje kesaj mafie nderkombetare te pacipe deri ne largimin e tyre sebashku me banden e rames .keta duhen peshtyre e share me gjithe baterite .Z.Basha nuk duhet tu bindet ketyre letyrave dhe gjithe medja e ndershme duhet te vazhdoje diskretitimin e tyre ne cdo minute,ore e dite.

  10. Mesazhet jane me te vertete skandaloze. Dhe sigurisht prokuroria duhet te nise menjehere hetimin nda kryeministrit, per shperdorim detyre dhe ndikim te paligjshem, dhe po ashtu presidentit, per shkelje te rende te kushtetutes dhe moskallzim krimi. Kuptohet, kjo nga nje prokurori ne vend demokratik dhe ku prokuroreve u hane duart te merrem me peshq te medhenj. Por ne Shqiperi ata te hane mutin e lene pa bythe. Edhe prokuroret jane per tu hetuar pasi jane emeruar apo kane kaluar vetingun sipas listes se kryeministrit.

  11. pse ca kujtoni ju vezhderra se reforma do jete zbtim i ligjit

    Maskarelleku i lU dhe Vlahuti, ishte dorezimi i reformes tek Rama ne te gjithe aspektet.

    ne momentin qe kjo u realizua, pra rama i ka ne xhep njerezit, atehere me Ramen do flasin se ai i ka ne dore institucionet e reja te drejtesise , komisioneret rivleresimit KPK KPA

    mos do flasin me bashen apo lubonjen ???

    DIhet boterisht ,, por ju vezhderra ose fuggrisma e keni fiksim me ju pelqy rreant , filamt me partizane, me heronje dhe ku e mira fiton mbi te keqen,

    Hapni syte o popull, jini vigjilente, , te gjithe keta qelbesira AMBASADASH jane ne shqiperi per axhendat e tyre, nuk jane ketu per hallin tone, por per hallin e tyre or debila qe besoni pallavrat e twitteri te LU SOreces Vluhutn apo Yuri Kim-it.

    Per Ramen keni me dyshime qe do me ju fut rrikllen me ju morr paret ??
    Apo besoni ende, tek pacavuret e tij dhe ekipit mallengjyes, si fuga, kellira, tualeti, Kol sallaksi, Ruci etj etje etj ??

    Ilir Meta po tregon ate qe dihet boterisht, po ju jeni aq te nenshtruar sa edhe kur e keni karin ne goje thoni eshte akullore

    rrace bastarde , produkt i enver hoxhes

  12. Ajo qe te ben per te qeshur eshte fakti qe del Kima me veze dhe thote qe dikush po saboton reformen ne drejtesi kur vete keta ambasadore jane sabotatoret

  13. Ne mendojme se i kemi miq dhe i fusim ne shtepi keta ambasadoret duan te na q……n dhe po na q….n se her te duan dhe ku te duan. Keshtu ndodh kur nuk ke respekt per veten dhe udheheqesit tane kane treguar me vepra se jane bythcardes prandaj ju ka treguar gishtin dhe bochardi. Suksese ne jete

  14. Kush jane keta ambs qe shpif meta per llogari te vet,sa permendet reforma meta behet si nje kllocke,emra dini gje ju shpellkare se meta nuk foli me emra por si salihu me njerzit dixhitale dhe ju kaluan ne orgazem nga qefi,shkoni tani perqafoni lindjen e rusise qe do hajne karet e vet ne ballkan

  15. Si mund te reformoj nje pushtet ekzekutiv nje pushtet tjeter ne kete rast ate gjyqesor qe ka si detyre te hetoj e gjykoj edhe veprimet e ekzekutivit. Vetem ne Albanistan ndodh kjo qe kapjen e te gjitha pushteteve e quajn reforme.

  16. Edhe ajo sms banale që publikoi Ilir Meta tregon se opinionin mbi çdo çështje të nxehtë e krijojnë SHBA dhe BE, dhe e qarkullojnë mes tyre duke informuar Edi Ramën dhe Ilir Metën.

    Kaq e thjeshtë është.

    Po qe se reformën në drejtësi, do ta kishte në dorë Edi Rama, jam i sigurtë se Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk do të shqetësoheshin kurrë.

    Problemi i tyre real është jo se Edi Rama ndihmohet nga SHBA dhe BE, për të çuar deri në fund reformën në drejtësi, por se Edi Rama është dakord dhe së paku nuk ka çeduar në mbështetjen e detyrueshme kushtetuese ndaj SHBA dhe BE për reformën në drejtësi.

    Problemi i tyre është se ata ndjehen sikur kanë dorëzuar me duart e tyre, kokën në tepsinë e SHBA e BE, dhe jo të Edi Ramës. Po ta kishin tek tepsia e tij nuk do shqetësoheshin. Aty ku e kanë dorëzuar ndjehen të frikësuar dhe me kaq shpjegohet gjithçka, nga kjo lëvizje e re kundër SHBA e BE, që në fakt tregon frikën e vjetër.

  17. Kjo esht kur vendi mbillet me droge dhe ambasoret e mutit deklarojn se ok gjithcka. Plaku i Surrelit pastaj ben si i fort.Ne fakt jemi vend sovran????

  18. Kjo retorikë anti perendimore ka ardhur duke u forcuar, në përpjestim të drejtë me ecurinë e reformës në drejtësi vitet e fundit në Shqipëri, për shkak të rolit parësor që kanë për këtë SHBA dhe BE. Sa më shumë që reforma ka ecur, sa më shumë është këmbëngulur për implementimin e saj duke çuar në ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë, aq më shumë është rritur rezistenca e brendshme kundër saj. Flamurtarët e kësaj linje, vijnë nga elita e vjetër politike që kontrollonte deri dje drejtësinë e vjetër, e cila ndihet e frikësuar për shkak të mëkateve 30 vjeçare në qeverisjen e vendit.Keshtu thoshte dhe enveri i salihut jemi vend sovran por perfunduam te bari o xha Pilo

  19. Si rregull duhej protestu te ambasada amerikane dhe te tjera ambasada, po sna e mban bytha perfshire edhe veten, se na duhet ajo llotaria. Por dihet qe ata kane talle bythen me ne me kohe. Cfare duhet me per te kuptuar mosintegritetin moral te tyre. Me pak fjale zezake te Rames. Qr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *