• |
ide | kryesore

Shpërthen koronavirusi në QSUT, të infektuar 13 mjekë dhe infermierë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shtruar



Në 24 orët e fundit vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve te reja te prekur me Sars-Cov2 në Tiranë, ndërsa të gjithë zonat e tjera rezultojnë pa raste të reja. Janë testuar 262 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.

Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv. Nderkohë vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend. Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.



1 Comment

  1. Pmvarsisht se cfare thone mjeket,qe ne fakt,nuk na thone asgje,vecse na perserisin se cfare kane lexuar e thote ,nje shkencetar i madh (pa i permendur as emerin),cfate mendon filani apo fisteku,por ama realisht per koronavirusi,asgje konkrete.Me e keqja,eshte se edhe ate qe e thone son,e ndryshojne neser.E kane shume te veshtire te thone:Eshte nje problem qe (sado i lehte apo edhe shume i veshtire qe mund te jete),neve nuk e njohim.Dhe,ne kete rast do jene me te respektuar.Pa permendur rketu,kamuflimin e mjekeve specialiste me politiken,qe edhe ate pune qe bejne mjeket (dhe nuk eshte e paket,por shume e lavderueshme),e merr autoresine politika (ne fakt kryeministri qe nuk e ka idene e saj) duke marre persiper se vijimin e procedurave mjeksore,analizave,testeve,numurit te infektuarve,te sheruarve si dhe te ndarjes nga jeta te disa te ndjereve,por edhe per mbylljen,hapjen pjesore,apo me te gjere te levizjeve,bile deri tek parashikimi,qe as Zoti,nuk do kish marre inisiativen,te parashikonte,se cdo te ndolle mbas tetorit,e deri nga pranvera e vitit te ardheshem.Idiotizem me brire,deri ne pervesitet.Sa turp…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *