• |
ide | kryesore

Inter përshëndet Icardin me klauzolë anti-Juve: zyrtar transferimi tek Psg

-Instant, Sport



Mauro Icardi është zyrtarisht një lojtar i ri i Psg. Shoqëria franceze ka vendosur të ushtrojë të drejtën e blerjes për sulmuesin argjentinas pas huazimit në këtë sezon. Kështu, pas ditësh pritje ka ardhur edhe zyrtarizimi. Pjesa kryesore e punës u krye të premten, me detajet e fundit që kanë shtruar rrugën për qendrimin e argjentinasit në Paris. Për zikaltrit 50 milionë euro plùs tetë bonus, plus 15 milionë më shumë nëse Psg vendos ta rishesë në Itali brenda 12 muajsh.

Verën e kaluar dy klubet kishin rënë dakord për të drejtën e blerjes në shifrat e 70 milionë euro, por në fund ka ardhur edhe ulja me rreth 10 milionë, duke qenë se 8 bonus janë lehtësisht të arritshme (të lidhura me një numër të ulët golash të shënuar apo prezencë në Champions).

E reja e vërtetë e operacionit, që ka patur Gabriele Giuffrida si ndërmjetës, është përfshirja e të ashtuquajturës klauzola anti-Juve, për të cilën flitej prej kohësh. Bardhezinjtë e kanë vlerësuar gjithnjë Icardin e Inter kërkon të evitojë që Psg të blejë lojtarin për ta kaluar menjëherë tek një rivale italiane: në rast se kjo mundësi merkato ndodh brenda 12 muajsh, zikaltrit do të përfitojnë 15 milionë euro shtesë.

KOMUNIKATA E INTER

FC Internazionale Milano komunikon shitjen e Mauro Icardi tek Paris Saint-Germain FC: Sulmuesi i datëlindjes 1993 do të transferohet me titull përfundimtar në klubin francez. Klubi falenderon lojtarin për 6 sezonet e kaluara bashkë dhe i uron më të mirën në vazhdim të karrierës së tij profesionale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *