• |
ide | kryesore

Reforma zgjedhore, ambasadorët vijojnë negociatat, takojnë anëtarët e Këshillit Politik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vazhdojnë negociatat për Reformën Zgjedhore. Një ditë pas takimit me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe zhvilluan sot një takim me anëtarët e Këshillit Politik në tentativë për të gjetur një zgjidhje. Takimi është zhvilluar mesditën e sotme në rezidencën e ambasadores së SHBA. Mësohet se ambasadorët kanë kërkuar nga përfaqësuesit e politikës të gjejnë dakordësinë për finalizimin me marrëveshje të Reformës Zgjedhore. Palët mbeten ende të ndara te çështja e përbërjes së administratës zgjedhore. Pas takimit me ambasadorët, Këshilli Politik është më optimist për gjetjen e zgjidhjeve. Opozita ka kërkuar mbledhje të Këshillit në orën 17:00.

Dështimi i afatit për ndryshimet në kodin zgjedhor ka lënë shije të hidhur te diplomatët e angazhuar për gjetjen e konsensusit mes PS dhe PD. Ambasadorja amerikane ka kërkuar prej palëve që të mos shtojnë kushte të reja në tryeze, ndërsa britanikët kanë sjellë në vëmendje rënien e gongut. Deri më tani bëhet e ditur se PS është e gatshme për të pranuar identifikimin biometrik në 5400 qendrat e votimit, por nuk jep konsesusin për administratën zgjedhore.

Ndërsa partitë politike do të kenë përfaqësues, por jo në rol vendimmarrës, por vetëm vëzhgues. Socialistët nuk kanë pranuar që Gjykata Kushtetuese të jetë institucioni që shqyrton ankimimet e subjekteve zgjedhore.

Një tjetër çështje e hedhur në tryezë është kryekomisioneri, për të cilin opozita e bashkuar kërkon që të propozohet nga demokratët dhe të votohet në Parlament nga mazhoranca me shumicë të cilësuar.



8 Comments

  1. E njejta pamje i njejti rezultat 30 vjet. Shqipo hidhini ne kosh plehrash te gjithe se as dreqit nuk i buhen me. E mos dilni me te votoni keto merda.

  2. Nje gje nuk kuptoj une.kjo reforme do i sherbej popullit qe po varferohet cdo dit e me teper nga korrupsioni,vjedhja e papunesia apo per ambasadoret qe pasurohen nga ky popull i varfer.apo na duan kaq shume dhe prandaj na rrahin.

    1. Kjo reforme do ti sherbeje Rames per te manipuluar sepse me vote te rregllt ai nuk arrin kurre te fitoje mbi 50% e te qeverise i vetem. Duan edhe nje ndryshim fiktiv sistemi per te vazhduar te kene deputete Murrizin, Hajdaren dhe Ralf bundren dmth te kene pazarexhinjte e tyre ne kuvend

  3. Zoterinj ambasador , nese nuk jeni te afte te beni te mundur ndermjetesimin , nese nuk keni force qe ti obligoni keta lidera provincial atehere mos ja nxini faqen vetes dhe mos u beni arme ne duart e tyre . Ec e jaket e juaja vetem sa shtojne dyshimet ne sinqeritetin dhe miresine e qellimeve tuaja dhe japin pershtypjen qe jeni ju te paret qe nuk i doni keto ndryshime . Do ishte e turpshme dhe e paflashme nese do ishte keshtu . Mendojme se ju kemi miq dhe miq te mire por faktet po na zhgenjejne perdite e me shume .
    Une kam shkruajtur edhe nje shkrim tjeter per çeshjten e ndryshimit te sistemit . Po jua rishkruaj edhe nje here duke shpresuar qe dikush nga ju ta lexoje . Ndoshta nuk fitoj , ndoshta fitoj , por une dhe te gjithe shqiptaret nuk kemi me se ç’humbasim perveç prangave prandaj na duhet te luftojme me çdo mjet per forcimin e demokracise ne pergjithesi dhe te miren tone te perbashket ne veçanti .

    Parantez ose prolog : ndryshimi i sistemit eshte A-ja dhe Zh-ja e te gjitha ndryshimeve , nese nuk behet kjo atehere çdo ndryshim tjeter permireson diçka por ne thelb nuk ndryshon asgje .

    Kohet e fundit ka filluar nje teori relativizimi per ndryshimin e sistemit . Disa thone se meqenese kjo u ka bere nje kerkese popullore atehere partite duhet ta marrin parasysh kete kerkese vetem per faktin se po kerkohet dhe jo se eshte e domosdoshme . Disa te tjere arrijne deri aty sa thone se prape po kryetaret do ti bejne listat dhe se nuk ka asnje ndryshim . Ky eshte justifikimi me absurd dhe idiot qe kam degjuar deri sot .Por ç’eshte me e keqja kete e thone disa analist , anetar partie , politikan apo drejtues emisionesh qe ne rastin me te mire kane interesa personale , ne rastin me te keq behen servila shefash per nje llokem neser dhe ne rastin me bastard jane dashakeqas . Nese kjo teori do ishte rezultat i mefshtesise , naivitetit apo injorances se atij qe e thote do ja beje hallall . E keqja eshte se kjo behet me qellim , qellim dashakeqas , per interesa meskine personale ose partiake . Duke u bere servil dhe vegel i kryetarit ata sigurojne nje vend te sigurt ne liste ose do te marrin benefite ne te ardhmen kur partia te vijne ne pushtet .

    Nje proverb kines thote se shendeti eshte primari i primareve per njeriun , eshte njeshi i miresise . Miresite e tjera jane njesoj sikur njeshit ti shtosh nga nje zero nga pas . Dhe ajo behet njeqind, njemije ….nje milion…etj . Por nese i heqim seciles prej ketyre shifrave njeshin atehere ngelet nje zero absolute , nje gje pa vlere . Keshtu eshte eshte edhe me ndryshimet qe po behen tani ne kodin zgjedhor . Nese nuk ndyshon sistemi zgjedhor atehere zere se nuk eshte ndryshuar asnje gje . keto lloj ndryshimesh behen çdo dy vjet nga partite ne pushtet dhe koha ka treguar qe asgje e re nuk ndodh dhe ska per te ndodhur kurrsesi . Keto ndryshime marrin kuptim kur ti i ve njeishi perpara zeros dmth kur ti ndryshon sistemin zgjedhor .

    Une po ju beje nje shembull duke marre qarkun me te madh , Tiranen.
    Ky qark ka 36 deputet . Koha na ka treguar qe ne rastin me te keq njera nga partite , ne kete rast PD-ja , ka marre 12 deputet dhe ne rastin me te mire , PS-ja , ka marre 18 deputet . Pra listat emerore nga 1 deri tek 12 e kane te sigurt me 100% fitoren dhe ne kete menyre nuk ju kerrcet per fushaten dhe aq me teper ti japin llogari elektoratit , mjafton qe te bejne servilin e shefit .
    Nga 13 deri tek 18 kane nje siguri qe varion nga 50% – 99% . Keta jane te vetmit qe jane te interesuar per te bere fushate dhe jane emrat e vetem ku behet perzgjedhje sepse duhen figura te mira dhe te pastra . (per keta behet e gjithe fushata)
    Nga 19 deri tek 21 probabiliteti per te fituar eshte zero . Por , edhe keta me kalimin e kohes e kane nje mundesi sepse ndokush me siper mund te dorehiqet apo te shkoje ne ndonje post me te mire dhe keshtu e kane nje fare shprese te vaket . Gjithsesi nuk ju kercet tek fuashat , thjesht jane figurant partie qe ju eshte premtuar ndonje post drejtori ose diçka tjeter ku kane mundesi dhjamosjeje .
    Nga 22 deri tek 28 jane mbushesa topi , jane personazhe lokale te zonave te veta . Keta perdoren si figurant per tu justifikuar ne zonen zgjedhore , por qe asnjehere nuk kane pas dhe nuk do kene ndonje rendesi .
    Nga 29 deri tek 36 ose me shume , behen qoka per partite aleate ose jane mbeturina lufte , sharlatan , injorant . Thjesht jane numra . Per me shume i keni ne parlament qe tashme i njihni dhe e kuptoni se ç’mall jane .

    Te behet fushate elektorale ku do vendosen fatet e tua dhe te vendit dhe ti ke ne dore te zgjedhesh vetem 4 nga 36 prej tyre ju i quani zgjedhje ? Ju e quani demokraci ? Ju e quani sistem te mire ? Ku eshte konkurrenca ketu ? A do vepronte keshtu nje trajner futbolli ne perzgjedhjen e ekipit te tij ? A do kishte president ekipi qe do ta ta mbante me shume se dyjave nje trajner te tille ? Ne menyre apsolute JO . Atehere pse vazhdohet te kembengulet per mos ndryshim ? Kjo behet vetem e vetem qe kryetaret e partive te jene sulltaner , mbreter gjakatar qe per pushtetin e tyre jane kail ta mjerojne dhe po u desh edhe ta shfarosin popullin e tyre .

    Nese marrim dhe analizojme sistemin me lista te hapura , atehere ketu ndryshon katerciperisht gjithçka . Kryetari i partise nuk do bene me harbutin ne perzgjedhje te kandidateve por si nje trajner i mire do te zgjidhte skuadren me ne forme dhe me te pregatitur nga i pari deri tek i 140 kandidat , sepse ndryshe humbja do ishte e sigurt dhe ai do shkarohej direkt nga ai post .

    Mendimi im personal eshte per dy lloj sistemesh :
    1-sistem maxhoritar te paster me 140 zona elektorale dhe
    2-Sistem proporcional me lista te hapura , pa koalicione dhe me prag minimal 1% dhe maximal 2.5% (Mund te behen koalicione parazgjedhore per krijimin e nje nje qeverie te perbashket )

    Sistemi i pare eshte me apsoluti dhe me i miri (Une kete dua) dhe menoj se nuk e ve ndokush ne dyshim . Por qe tek ne nuk rekomandohet shume per arsye kriminaliteti lokal .
    Ndersa sistemi i dyte eshte me i pranueshmi per kushtet tona . Lejon hyrjen ne loje te partive te reja , nxit konkurrencen , demokratizon partite , eliminon servilizmin e theksuar , veshtireson maximalisht hyrjen e elementeve kriminal , rrit nivelin intelektual te kandidateve dhe shume e shume te tjera . Por mbi te gjitha heq veprimin prej sulltani te kryetarev te partive dhe rrjedhimisht bene te mundur levizjen e elitave .

    Epilog : Ndryshimi i sistemit eshte A-ja dhe Zh-ja e te gjitha ndryshimeve , eshte domosdoshmeri apsolute . Nese nuk behet kjo atehere çdo ndryshim tjeter nuk ka vlere sepse ne thelb nuk ndryshon asnje gje .

  4. Epa durushme kjo nuk bene punen e depertamentit AMERIKAN ATA JANE MIQET TE KOMBIT SHQIPTAR POR KERA SORJAN KUSH I GJENE DHE I BIJE NE SHQIPERIN E SHKRET ME GJITHE KETO HALLE QE KA I SHTOHET JURI KIM………………

  5. Në një intervistë dhënë së fundmi, kryetari agraro-ambientalist, Agron Duka, ndër të tjera theksoi që: “Opozita kërkon edhe identifikimin biometrik, pasi janë mbushur kutitë e votimit me emigrantë që nuk kanë ardhur fare në Shqipëri”.

    Ky pohim i zotit Duka është shumë interesant dhe shpreh një të vërtetë. Është nga ato të vërteta që nuk janë legjenda urbane, por që janë provuar me vendim gjyqësor për të cilën komisionerët kanë bërë burg.

    Për ata që e kanë harruar, ky fenomen ka ndodhur kur në pushtet ka qenë opozita e sotme, me kryeministër Sali Berishën dhe ministër të Jashtëm Lulzim Bashën.

    Më 28 qershor 2009, në komunën Rruzhdie në Fier, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare u konsumua pikërisht ajo që ngre me forcë zoti Duka: “Mbushja e kutive të votimit me emigrantë që nuk kanë ardhur fare në Shqipëri”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *