• |
ide | kryesore

Deputetët e vulës i bashkohen komisionit të reformës zgjedhore

Arkiva, Lajme, Të fundit
reformës



Tre deputetë të Partisë Demokratike zyrtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në mbledhjen e së premtes të komisionit të reformës zgjedhore.

Deputeti Enkeljed Alibeaj, njëkohësisht bashkëkryetari i komisionit, Kreshnik Çollaku dhe Eralda Bano, kane konfirmuar se do të jenë pjesë e mbledhjes.

Mbledhja pritet të zhvillohet në ambientet e Kuvendit.

Komisioni i reformës zgjedhore nuk është mbledhur prej muajsh, ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike kundërshton emrin e Enkelejd Alibeajt dhe propozon zëvendësimin e tij nga Oerd Bylybashi.

Lexo më tej: Ambasadat në bllok: “Nuk po negociojmë me Alibeajn e Gjiknurin për reformën zgjedhore” 



8 Comments

  1. Formalitet per mashtrim, keta jane vetem rrembythje e demokrateve qe per interesa vetiake e kane treguar se kujt i perkasin.Vetem tradhetise e kunder interesat demokratike qe pushteti po i rrenon, e keta zorraxhinj, i shkojne pas si vagon.

  2. E logjikeshme, si mund te behet referma ne qofte se nuk meret pjese ne kete proçes. PD e berishes na ka shkakatuar shume deme ne fuksionimin e demokracise duke mos qene e afte te krijoje kushte per marveshje me poziten. Reforma pa pjesmarjen e paleve pozite opozite eshte e rezikshme per nje demokraci reale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *