• |
ide | kryesore

Reforma zgjedhore, Basha: Ka njerëz me skuthllëk në opozitë që nuk duan të ndryshojnë sistemin si Rama

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha nga një takim me demokratët e degës 7 në Tiranë tha se Rama ka kaluar vijën e kuqe, duke rrëzuar dy amendamentet për Sigurinë Kombëtare.

Në fjalën e tij, Basha u shpreh se nuk do të ndalet me kaq, duke paralajmëruar se do të insistojnë ose qeveria do të mbajë përgjegjësi.

“Njerëzit nuk janë budallenj. Sot ka pasur një vijë të kuqe të kaluar nga Edi Rama dhe qeveritaret e tij. Është testi jeta e vdekje, testi i sigurisë kombëtare. Sot kanë votuar kundër dy propozimeve të PD, dorëzuara në kuadër të strategjisë kombëtare me qëllim që ti vihej në ndihmë Kosovës dhe së dyti që korrupsioni të trajtohej si një kërcënim për sigurinë kombëtare. E kanë hedhur në mes të një falsiteti që vetë e stimulojnë. Nuk mbyllet me kaq, nuk mund të kalojë sikur s’ka bërë asgjë porositësi i saj. Ne do të insistojmë ose të bëhet ose të mbajnë përgjegjësi sot dhe nesër” , tha Basha.

Ndërsa sa i takon reformës zgjedhore, Basha u shpreh se nesër Komisioni ka mundësinë që të ecë përpara me seancat dëgjimore.

Sipas tij, Rama nuk e do kodin e ri zgjedhor, por u shpreh se ka edhe nga radhët e opozitës që me “skuthllëk”, sic e quajti Basha duan të njëjtën gjë si kryeministri, por nuk e thonë.

“Nesër komisioni i reformës zgjedhore pas të gjithë teatrove së bashku që lanë bërë për ta penguar, ka shansin të eci përpara, sepse e dimë të gjithë me këtë kod zgjedhor nuk ka zgjedhje. Sigurisht Edi Rama nuk do ta ndryshoje sistemin, ka mjaftueshëm njerëz brenda opozitës të cilët me skuthllëk duan të njëjtën gjë që do Edi Rama por skanë guximin ta thonë. Por ne duam atë që duan shqiptarët. Ne duam lista të hapura që njerëzit të zgjedhin atë që duan ata, votimin elektronik, barazia e votës përmes Shqipëria një zonë elektorale dhe së fundmi votën e emigrantëve, votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Sot lexova diku që i pari i qeverisë diku nga Luksenburgu paska thënë që nuk bëjmë dot sepse nuk kemi regjistrin e të dhënave. Ka propozimin e PD në përputhje me praktikat më të mira të vendeve të BE që praktikojnë votën e shtetasve të tyre jashtë vendit. Ndaj dua t’u them atyre shqiptarëve në takimin në Luksenburg dhe të gjithë shqiptarëve jashtë vendit që kryeministri ju gënjen”, tha nder te tjera Basha.



4 Comments

  1. Prape me vijat e kuqe ky???!!! Tani priteni kur ta rrezoje qeverine tani se eshte bere e 123-a vije e kuqe qe kalohet nga qeverija. Apo mos valle duhet te prese sa te behen numer i plote keto vijat e kuqe?

  2. ‘Ky që bën mbrojtësin e Sali Berishës sot ishte prokurori i Fatos Nanos. Nuk ka të ngjashme.

    Fatos Nano banon në një apartament. Kjo është diferenca midis Nanos dhe atij.

    Këtë po e konsiderojnë ‘non grata’. Ndërkohë Fatos Nano nuk pati asnjë nga këto.’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *