• |
ide | kryesore

Bashkëshortja e George Floyd bën thirrje për drejtësi (Video)

-Instant, Paparazzi, Slider



8 ditë pas protestave masive kundër diskriminimit racor në SHBA, pas vrasjes nga policia të afroamerikanit, George Floyd, bashkëshortja e viktimës ka bërë thirrje për drejtësi.

Roxie Washington, nëna e vajzës gjashtë vjeçare të George Floyd, Gianna-s, foli në një konferencë për shtyp për vrasjen e tij, teksa nuk mundi ti mbante dot lot.

“Gianna nuk ka baba. Ai kurrë nuk do ta shikojë vajzën e tij teksa rritet, nuk do ta shikojë teksa diplomohet..Unë jam këtu për vajzën time dhe jam këtu për Xhorxhin sepse dua drejtësi për të. Unë dua drejtësi për të sepse ai ishte i mirë pa marrë parasysh çfarë mendon dikush”- tha Roxie Washington.

Ndërkohë, për t’i ardhur në ndihmë familjës së afroamerikanit të vrarë nga policia në Mineapolis, me mijëra vetë kanë kontribuar në një fond të posaçëm që ka arritur në shumën e 10 milionë dollarëve.

Kjo shifër është një ndër më të lartat që është mbledhur ndonjëherë përmes internetit në faqen “Gofundme”.

Këto para do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit, të gjykatave dhe për përkrahje të familjes së viktimës, përfshirë kujdesin dhe shkollimin e dy fëmijëve të tij.

Një ditë më parë edhe industria e muzikës ishte në blackout në shenjë solidariteti me komunitetin afro-amerikan në SHBA.

Reperi amerikan Jay-Z financoi një reklamë të veçantë në nder të George Floyd, në bashkëpunim edhe me organizatat për të drejtat e njeriut.

Ajo citon një pasazh të vitit 1965 nga Martin Luther King Jr. në mbotje të të drejtave të njeriut.

https://youtu.be/rp3hG4r2AV4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *