• |
ide | kryesore

Chelsea, marrëveshje me Timo Werner: do të fitojë 10 mln në sezon

Arkiva, Sport



Goditje e madhe e Chelsea, që ka mundur konkurencën e klubeve të tjerë të mëdhenj të Europës mes tyre edhe Inter me Liverpool dhe është shumë afër për të mbyllur për Timo Werner. Sipas “Bild”, në fakt do të jetë Londra destinacioni i ardhshëm i sulmuesit gjerman të Leipzig, që ka gjetur mirëkuptimin me Blutë për të firmosur një kontratë deri në 2025 për 10 milionë euro në vit. Në javët e ardhshme klubi anglez duhet të paguajë klauzolën liruese të Wrner (që skadon në 15 qershor) duke vendosur në tavolinë rreth 60 milionë euro.

Në Gjermani nuk kanë më dyshime, me një lëvizje surprizë Chelsea ka afruar lojtarin gjerman (31 gola dhe 12 asist në 40 ndeshje në sezon) duke mbyllur objektivin e parë të merkatos që po afron.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *