• |
ide | kryesore

Portieri shqiptar i të rinjve nxjerr KO serbin e Lazios: Milinkovic dëmtohet në gju

-Instant, Sport



Milinkovic Savic do ti nënshtrohet pasdite një vizite kontrolli në klinikën Paideia në Romë: për mesfushorin e Lazios është parashikuar një rezonancë magnetike për të vlerësuar gjendjen e gjurit, pas një kontrasti të pësuar gjatë seancës së fundit stërvitore me portierin e të rinjve bardhekaltër Marco Alia.

Mëngjesin e sotëm, Milinkovic nuk e ka përfunduar stërvitjen në Formello (bëri vetëm pjesën atletike e nuk luajti në ndeshjen e kontrollit) për shkak të një dhimbje të vazhdueshme në gju, edhe pse për momentin nuk duket se krijon shumë alarm tek bardhekaltrit: klubi, sidoqoftë, ka vendosur të kryejë kontrollet e rastit për të qartësuar menjëherë situatën.

Mesfushori serb është dëmtuar në seancën e djeshme stërvitore që u mbyll me një ndeshje kontrolli brenda familjes, ku edhe u dëmtua Milinkovic, në një përplasje me 1.91 m e portierit shqiptar të të rinjve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *