• |
ide | kryesore

Bonucci tregon çfarë ndodhi tek Milan dhe diferencon trajnerët: “Allegri një mjeshtër”

-Instant, Sport



Leonardo Bonucci është dakord me presidentin e Juventus, Andrea Agnelli, e pjesën kryesore të klubeve të Serie A: në rast të një ndalese tjetër nuk duhet dorëzuar kampionati, nëse nuk është siguruar matematikisht. “Shpresoj që të shkojmë në fund normal të kampionatit. Nëse nuk do të ishte kështu do të lindnin shumë histori, polemika, ankimime… Unë nuk jam në favor të hipotezave të tjera. Nëse ndalohet, më mirë e mbyllin e nuk fiton askush. Shpresojmë të arrijmë në 2 gusht e të shpallim një fitues, duke shpresuar të jetë Juve…”, ka thënë ai në intervistën për Gazzetta dello Sport.

Nga “armiku” Allegri tek Sarri, kapërcimi është i madh, por për ish-teknikun juventin nuk ka asnjë mëri. “Allegri është shumë i aftë të administrojë dhomat e zhveshjes, momentet më të vështira të një sezoni, ti japë të kuptojë skuadrës si të kontrollojë kohën e një ndeshje. Ai, në pesë vitet e tij, në këtë ishte mjeshtër. Sarri është i apasionuar i taktikës e i pëlqen që skuadra të luajë mirë. Ka mësuar edhe ai në këto muaj tek Juventus, cfarë do të thotë të qendrosh në botën bardhezi, ku nuk falet kurrë asgjë. Që kur është me ne kam parë një rritje të rëndësishme. Jam befasuar prej tij. Kemi kontakte cdo ditë, momente përplasje. Është një që do të përmirësohet”, ka shtuar ai.

E pamundur të mos flitet për vitin e tij të trazuar tek Milan: “Ishte një vit i vështirë për mua. Pati fjalë e unë, sidomos pas humbjes në Champions, mora një vendim të pamatur Pòr duhet të them se ajo zgjedhje, që më kondicionoi karrierën, më ka përmirësuar si njeri. Ata muaj tek Milan më lejuan të shoh pas e të kuptoja se vendi im ishte tek Juventus. Kam njohur tek Milan persona të mirë, i pari ndër ta Rino Gattuso”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *