• |
ide | kryesore

Dalin FOTOT/ Snajperi që qëlloi mbi Çapjen duke u djegur në makinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Fotot që po shikoni tregojnë armën e llojit ‘Snajper’ me të cilin u qëllua sot Ardian Çapja. Në pamjet e publikuara në Opinion duket snajperi brenda makinës që u dogj nga atentatorët e Çapjas. I gjithë materiali prej druri është shkrumbuar, ndërkohë që brenda makinës ka mbetur pjesa prej hekuri.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.

I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve. Aktualisht, Çapja ndodhet në pavion tek Spitali i Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

 



5 Comments

  1. Sniper eshte personi. Pushka qe qellon eshte modeli dhe pershtatshmeria per sniper..I thoni kesaj/tij gazetare/ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *