• |
ide | kryesore

Me 10 euro në xhep, 73 ditë në aeroport: futbollisti ganez i burgosur në terminalin e Mumbait

-Instant, Sport



Me dicka më shumë se 10 euro në xhep ka jetuar në parkun e terminalit të Mumbai: “Ishte gjithnjë dikush që më jepte pak bukë, një pije”. Kjo është historia e Randy Juan Muller, futbollistit ganez që luan futboll me 7 në shtetin e Kerala, që ngjan shumë me historinë e Tom Hanks në ‘The terminal’. Në fillim të marsit u ngjit në trenin për Thrissur për të mbërritur në aeroportin e Mumbai, ku e priste fluturimi për në shtëpi. Por aty nisi makthi.

Për dy muaj Randy mbeti aty, pasi zbuloi se për shkak të pandemisë të gjithë fluturimet ndërkombëtare ishin të ndaluar. Në xhep kishte rreth 1000 rupie (11 euro), kursimet e sezonit futbbollistik ndërprerë nga Koronavirus. Deri të shtunën, jetoi në parkun jashtë terminalit, deri kur për historinë e tij u interesua ministri i Maharashtra Aaditya Thackeray, e pastaj ambasada e Ghanës, që i gjeti një hotel, në periferi. Tani, pas 73 ditësh Muller sheh dritë: “Më kanë premtuar të më hipin në fluturimin e parë për në shtëpi. Por mendova se do vdisja”, ka treguar ai për Indian Express.

Tmerri ishte dita e parë si i burgosur në aeroport, pa një vend ku të shkoja. “U zgjova nga një polic. Më kërkoi të largohesha nga aeroporti. Por nuk mund të kthehesha në Kerala sepse trenat ishin anulluar, nuk mund të shkoja në hotel sepse nuk kisha para”. Gjeti një kënd në park ku policia nuk do ta gjente lehtë e ku përballoi edhe ciklonin Nisarga, që goditi Mumbain javën e kaluar. Për 20 ditë nuk foli dot as me familjen sepse iu shkarkua bateria e telefonit. “Mendonim se kishte vdekur” tha një prej tyre. E tani është gati të kthehet në shtëpi, pikërisht si Tom Hanks… “Nuk kam para për një suvenir ose dhuratë, por mendoj se kjo eksperiencë është suveniri më i madh. Dashtë Zoti, do të kthehem në Kerala”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *