• |
ide | kryesore

Rrëfimi i një presidenti: “Figo tradhëtar, shkoi tek Real Madrid për një lojë të pisët të Perez”

-Instant, Sport



Intervistë interesante, por që rikthen polemikat me dozë urrejtje mes rivalëve të Barcelonës e Real Madrid. Ish-presidenti i Barcelonës Joan Gaspart për mikrofonët e El Español ka komentuar në mënyrë të vecantë një nga transferimet më të diskutuara në histori: atë të Luis Figo, portugezit simbol të katalanasve, që u vesh Blancos.

Nuk përdor lojëra fjalësh Gaspart në lidhje me transferimin shumë të përfolur të vitit 2000, ndërsa shpjegon: “Mbrëmjen që u zgjodha president i Barcelonës, lojtari më i mirë në Spanjë, Figo, më telefonoi”, rrëfen ish-numri 1 i klubit. “Figo ishte një tradhëtar. Atë mbrëmja më tha se kishte dy bileta: një për Madrid e një për në Barcelonë. Më tha se menaxheri i tij kishte firmosur kontratën me Real e se nëse nuk e respektonte atë akord duhet të paguante 3 milionë. Në të njëjtën kohë më tha se nëse Barcelona e paguante do të qendronte. Unë iu përgjigja se do ta paguanim, por Figo kërkoi të kishte garancitë bankare. Ishte mesnatë e nuk mund ta bëja në atë moment. I dhashë fjalën time por ai shkoi gjithësesi tek Real Madrid. Ajo ishte një lëvizje e pisët e mikut tim Florentino Perez“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *