• |
ide | kryesore

Capital T publikon këngën e re të albumit (Video)

-Instant, Paparazzi, Slider



Capital T nuk e lejoi aspak pandeminë apo problemet e pranverës të 2020-ës t’i ngadalsonin vrullin dhe jo vetëm që publikoi këngë të reja, të cilat sigurisht u kthyen në hite, por tani ka gati një album të ri. Ah po, edhe një bashkëpunim me Ledri Vulën që pritet ta publikojë në ditët në vazhdim e që me siguri do e dëgjojmë gjatë gjithë verës.

Me anë të një postimi në Instagram sot, reperi ka prezantuar këngën e parë të albumit “Skulpture”, ashtu siç di të bëjë vetëm ai. Bashkangjitur me një video që është personfikim i shprehjes “Living the best life”, Capitali jep edhe një mesazh të rëndësishëm për atë që po kalojmë këtë vit. “Viti 2020 ma shumë se çdo tjetër na ka mësuar se çka dhe kush ka më shumë rëndësi në këtë botë. Jepi kuptim secilës ditë dhe jetoje çdo ditë si të ishte e fundit. E në ditën time të fundit do kisha dashur të isha TU FESTU. Ashtu siç e ka emrin edhe kënga e parë e albumit Skulpture. Gëzuar dhe shijojeni jetën.”- shkruan artisti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *